Gjobitën makinat me targa të huaja në Rrugën e Kombit e lekët i futën në xhep, 22 policë në hetim! 6 në burg, 4 arrest shtëpie e 12 detyrim paraqitje! Dëmi 20 mln lekë të vjetra (EMRAT)

KUKËS- Prokuroria e Kukësit ka lëshuar 22 masa sigurie për punonjës të Policisë së Shtetit në nivele të ndryshme, pasi përvetësuar lekët e gjobave rrugore. Sipas hetimeve ka rezultuar se në total janë vjedhur 2.2 milionë Lekë të reja.

Konkretisht gjykata ka caktuar masën arrest me burg për 6 efektivë policie, për 4 arrest shtëpie dhe 12 të tjerë detyrim paraqitje. AMP ka ekzekutuar të gjithë vendimet, me përjashtim të inspektorit B.S, ndaj të cilit është caktuar masa arrest me burg.

Masë sigurie me burg u dha për Krenar Mollën, N /komisar, Gasper Gjeta Inspektor, Armand Shehu, Polic, Ndoc Pjetri, Inspektor dhe Armir Hallaçi Inspektor.

Policët nuk arkëtuan paratë për 160 gjoba për makinat me targa të huaja nga janari në dhjetor 2023, në autostradën Milot-Morinë.

'Më datë 07.03.2024, 24.01.2024 dhe 26.01.2024, oficerët e Policise Gjyqësore pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, referuan në prokurori veprimtari të kundraligjshme të kryera nga punonjës të Policisë së Shtetit, Seksioni për Sigurinë e Autostradave Milot-Morinë. Për fillimin e veprimeve procedurale hetimore shërbeu një informacion që Shefi i Seksionit të kësaj Njësie, i dërgoi Drejtorisë së Qarkullimit Rrugor dhe Sektorit të Financës në Aparatin e DPPSH për verifikimin e pagesës për disa automjete me targa të huaja, që ishin ndëshkuar për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe në sistemin E-Gjaba për periudhën 01.01.2023 deri në 31.12.2023 dhe rezultonin debitorë.

Gjobat e vendosuara për automjetet me targa të huaja, ishin vjelur në vend nga agjentët verifikues dhe shumat e parave nuk ishin arkëtuar, duke hedhur dyshime të arsyeshme të përvetësimit të tyre nga punonjësit e policisë që i kishin vendosur ato gjoba. 

Gjobat e pa arkëtuara të vendosura për automjetet me targa të huaja nga agjentët verifikues të Njësisë së Sigurisë së Autostradave Milot-Morinë për periudhën 01.01.2023 deri në datë 31.12.2023 ishin në vlerën 1,279,000 lekë, që me kamatë vonesat e përllogaritur me 60%, shuma shkon në total rreth 2,123,140 lekë. Kjo shumë e pa arkëtuar për 160 gjoba në total dyshohet se u përvetësua nga punonjësit e Njësisë së Sigurimit të Autostradave Milot-Morinë.'- thotë prokuroria.

Ata akuzohen për “Shpërdorim të detyrës” dhe “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”. Në kërkim me masën arrest me burg dhe pezullim nga detyra është Inspektori B. S., me detyrë trupë shërbimi, në Seksionin për Sigurinë e Autostradave në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostratave Milot-Morinë, i dyshuar për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

EMRAT DHE MASAT E CAKTUARA

1- N/Komisar Krenar Molla, me detyre Specialist Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Shkodër, mase sigurimi personal "Arrest me burg"
2- Inspektor Gasper Gjeta, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg"
3- Armand Shehu, Trupë shërbimi në seksionin Operacional për sigurinë Rrugore në Grupin e pajisjeve special, "Arrest me burg
4 Inspektor Ndoc Pjetri, me detyre Trupe shërbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest me burg".
5. Ish- punonjësi i policisë, Inspektor Armir Hallaçi, në kohën e kryerjes së veprës penale, me detyrë në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest me burg
6- Inspektor Marjan Baloj, me detyrë Trupe sherbimi Trafiku Urban dhe Interurban në DVP-Lezhë, mase sigurimi personal "Arrest ne shtepi.
7- Inspektor Kastriot Gjini, me detyre Trupë shërbimi në Njësine Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi”
8. Inspektor Gilbert Kapxhiu, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave," Arrest në shtëpi
9. Inspektor Arsim Braha, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, Arrest në shtëpi"
10-Komisar Gramoz Dafku, me detyrë Shef Seksioni 1 trafikut Urban dhe Interurban në DVP- Elbasan," Detyrim paraqitje"
11-N/Komisar Shuaip Gjuta me detyrë aktuale Përgjegjes Tumi në SPK-Aeroporti Kukës, në DVKM-Kukës, "Detyrim paraqitje"
12-N/Komisar Artan Pellumbi, me detyre Specialist rendi në Kom.Pol.Dibër.
13-N/Komisar Agron Nika, Oficeri Policise Gjyqësore në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
14-Inspektor Zenel Axhami, me detyrë patrullë e përgjithshme në Komisarjatin e Policisë Kukës, "Detyrim paraqitje"
15-Inspektor Flori Asqeri Xhelo, ish punonjës policie në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
16-Inspektor Ismail Petku me detyrë Trupë shërbimi operacionale F.P.Shqiponja në DVP-Kukës," Detyrim paraqitje"
17-Inspektor Gjovalin Tushaj me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
18-Inspektor Gjelosh Laska me detyre Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
19-Inspektor Flavio Ademi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugon dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje
20- Inspektor Bardhok Çupi, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurin Rrugore dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"
21-Inspektor Alfred Tushaj, me detyrë Trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugo dhe Autorstradave, "Detyrim paraqitje"

 

Njoftimi i prokurorisë së Kukësit

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • MILICI: 20/09/2024 07:52

    Ja pra kjo esht policia qe duam...ne te gjithe shqiperine e ike keto monstra qe vjedgin popullin dhe qytetearet me uniforma policie...dhe ja pra prap keto behen drejtora.........turp qeveria dhe shteti

    Përgjigju
  • Solo: 20/09/2024 07:36

    Vjedhje grabitje mashtrime dekonspirime.I.ts over

    Përgjigju
  • Kundravajtsi: 20/09/2024 00:58

    Marjan Baloj, mka heq lejen e qarkullimit nderkohe isha me kalamoj tvegjel ne makin per shkak gjasme parakalim tgabum nderkohe vec nje i marr bo parakalime me kalamaj tvegjel ne makin. Ja pra Marjan se ka zot lart e shef,ti meriton me te rras mrena jo arrest shpie. Ai tjetri qe te tha leje me ik meriton respektin me tmadh per mu

    Përgjigju
  • visi: 19/09/2024 22:54

    Nuk hidhet baltë në gjith policinë sepse pjesë e kësaj shoqërie janë ka dhe në polici drurë të shtrembër dhe mirë bëjnë që i dënojnë por mos harroni se në këto 33 vite janë vrarë mbi 250 policë bijë nenash janë.Sa për shoferët me një muaj kurs duke marë patenta me lek sigurisht që i shajnë policët por jemi i vetmi vend në Ballkan që nuk zbatohen rregullat e qarkullimit,çdo drejtues mjeti i huaj që vjen në Shqipëri nuk i jep dotë mjetit.

    Përgjigju
  • Shoferi: 19/09/2024 19:41

    Këto polic hajdutë janë në gjith Shqipërinë jo vetëm në Kukës!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' vdes gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në Nju Jork! Komunikimi i kabinës

Piloti i avionit të linjës 'Turkish Airlines' vdes gjatë fluturimit Seattle-Stamboll, ulje emergjente në Nju Jork! Komunikimi i kabinës