Skualifikimi i kandidatëve, Nishani: Zgjodhëm ata që do sjellin më shumë vota! Doja që Jozefina ta jepte kontributin në PD, unë në dispozicion të Bashës për deputet

I ftuar në emisionin 5 pyetje nga Babaramo, Bujar Nishani anëtar i komisionit të vlerësimit të kandidatëve për deputetë në PD, tha se u zgjodhën ata kandidatët që do mbledhin sa më shumë vota. Nishani shtoi se procesi s’ishte perfekt por garantoi që nuk pati ndërhyrje nga lidershipi i PD. Nishani zbuloi se është në dispozicion të Bashës për tu bërë deputet, ndërsa shprehu keqardhje që Topalli nuk iu bashkua PD.

Teksa ka treguar dhe kriteret ku është bazuar skualifikimi nga ana e komisionit të vlerësimit këtu ka theksuar se një kriter shumë i rëndësishëm ka qenë integriteti personal i tyre dhe pasuria që kanë deklaruar e burimi i saj.

"Metodologjia është përzgjedhur nga kriteret e bëra nga Këshilli kombëtar. Me kritere janë formularët e prezantimit të kandidatëve. Është v;erësuar formimi qytetar, shoqëror intelektual politik i secilit prej kandidatëve. Cfarë lidhjesh kontaktesh dhe relacionesh ka me zonën ku është propozuar. Më pas performanca e tij në ecurinë e tij . Arsimi i lartë dhe pasuniversitar. Karriera.

Një kriter shumë i rëndësishëm ka qenë integriteti personal i tyre. Shqyrtohej pasuria që kanë deklaruar dhe burimi i kësaj pasurie. Raportet që kanë pasur me ;ligjin gjatë gjithë jetës së tyre. Kriter i rëndësishëm qëndrimet dhe relacionet që vinin nga strukturat  e PD. Padyshim që kemi shqyrtuar me një realizëm sa më afër. Ky ka qenë dhe kompleksi i kritereve", tha Nishani.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:51
A do kandidojë për deputet? Nishani i gatshëm: Që kur kam ardhur këtu jam në dispozicion të Bashës

Ish-presidenti Bujar Nishani ndërsa është pyetur nëse do të kandidojë për deputet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ka thënë se është në dispozicion të Bashës.

Me këtë përgjigje ai na ka lënë të kuptohet  se është i gatshëm të kandidojë por se kjo tashmë do të varet nga kreu demokrat.

"Që kur kam  ardhur këtu jam në dispozicion të Bashës", tha ai.

Ora 21:33
Përjashtimi i figurave me peshë nga gara, Nishani: Procesi nuk ishte perfekt, zgjodhëm kandidatë që do sjellin më shumë vota

Presidenti Bujar Nishani në studion e Report Tv teksa është pyetur në lidhje me reagimet e të larguarve nga gara për kandidatë për deputet ka thënë se skualifikimi nuk ka qenë i bazuar në kritere personale por se kush prej tyre do të sjellë më shumë vota.

"Unë jo e jo por asnjëri prej nesh në komision nuk do të bënim komente për aksënd pse? Sepse ruajmë respekt për secilin prej kandidatëve. Është një ligësi. Ne nuk jemi ndalur në aspektin e vlerave negative. Kemi gjykuar një njeri që kalon nga ana se kush ka më shumë mundësi për të marrë më shumë vota në PD.

 Të gjhitha këto janë të vërteta dhe reale unë nuk hedh poshtë pretendimet e askujt,  e gjitha ka qenë e bazuar një disa kritere. Përbërja e komisionit dhe detyra  e komisionit janë të përcaktuara nga kryesia e PD. Ka vepruar me këtë metodologji sepse kështu e ka vendosur kryesia", tha Nishani.

Ora 21:32
Topalli me parti të re, Nishani: Unë kam dashur që ajo ta japë kontributin në PD, por është e lirë të zgjedhë

Bujar Nishni ka folur pas zërave të fundit se ish-deputetja Jozefina Topalli do të krijojë një parti të re për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Ai e ka vlerësuar Topallin si një nga njerëzit me kontribut të madh në PD, ndërsa ka shtuar se do të donte që ajo ta jepte kontributin po në këtë parti.

"Ajo është një nga nejrëzit me më kontriibut dhe është e drejta e saj dhe zgjehdja e saj. Unë kam dashur gjithmonë që ajo ta japë kontributin në PD, por është zgjedhja e çdokujt", tha Nishani.

/E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 27/10/2020 12:01

    Me langaraq se ky se gjen njeri ne te gjith zullumin e politikaneve. Nga ish president pranon te behet nje deputet i rendomte vetem per nje rroge.

    Përgjigju
  • qiparizi: 27/10/2020 11:19

    OOOOOHHHHHH sa kenaqesi ndjen jar mustaqeprreri te behet deeputet se vdes per kete karrrige,merr para qyl, shton edhe perqindjen e penxjonit, shton pronat, pi viagra, ben seks kalon ne orgazem.

    Përgjigju
  • Doraci: 27/10/2020 10:51

    O Jari Turikari. Prap dole ti kapterr? Me popmista si ty, PeDe do eci perpara.

    Përgjigju
  • Qobani: 27/10/2020 07:47

    Evlad po shkojm pak ma larg,kur u qetsu galaksika,u vendos nata dhe dita,erdh pytja si duhet përdor ket koh,u nda në katër pjes, spari 6 orë pun,6 gjum,6 ibadet,6 zjaret,dua të them në ket kohen moderne nuk asht bollë me besu,dhe mos me punu,tek Krijusi i gjithsis ska problem pa zgjedhje,namazi nuk ndahet me reqate por me or,unë për veti hiq sjam i knaqun me Vajtust vendor,prindet bajn shum shpenzime për me i shkollu në vendet tjera,kur po kthehen sjan aspak Njerzor,kallxojn prralla nëpër xhamia pa asnji argument,prindin e vet se njeh për pejgamer,tgjorët kerkush si pranon,shkurt për momentin po bahet rrokada në shkallt e Sojit,po vendoset kush po jet gomar,dhe kush bujk,për periodat e ardhshme,kjo nuk ndodh shpesh,pa pun ska kurgja,Namazi me or,e ban pastrimin e planetit

    Përgjigju
  • Loran: 26/10/2020 22:55

    Ik mor andej se u bere vegel e Genc rrulit ne pleqeri do dhe per deputet pale pale

    Përgjigju
  • azdren: 26/10/2020 22:52

    cope mishi me dy sy

    Përgjigju
  • Niku: 26/10/2020 22:45

    Amanet djalin e fariut se duhet një budalla në parti për sy.

    Përgjigju
  • SAKATI: 26/10/2020 21:24

    Shikoni se çfar store ka te partia wc qenf pd. Kapterri i pompës së benxinës na shpjegon demokracin e partis më kriminele e më antikombëtare të Shqipris o çfar tmerri partia qenef pd duhet të nxiret e jashtëligjëshme në Shqipri që Shqipria të bjeri në qetsi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi

Kurti: Lirohen katër nga pesë policët e ndaluar në Serbi