Pesë fëmijë në Siri/ Gjyshërit apel nga Pogradeci: Kemi 5 nipër në kamp, mbesën e kanë mashtruar, i lutem shtetit t'i shpëtojë (VIDEO)

Pesë fëmijë, të mbetur jetime janë të izoluar në kampin Al Hol të Sirisë. Gjyshërit, Dylber dhe Asie Shuli nga fshati Zargocan i Pogradecit nuk reshtin së kërkuari rikthimin e tyre.

Ata nuk pranojnë se mbesa e tyre, Elona Shuli nuk ka dëshirë të rikthehet, përkundrazi tregojnë se dy ditë më parë vetë 17-vjecarja u ka thënë se i larguar nga përpara se të mbërrinte misioni i shpëtimit.

"Ja ska dy ditë kur vajzën këta i kontrolluan. Që i mori dhe iku na morën me zor thuaj shtetit të vijë na gjeje. Para dy ditësh jemi në një çadër. Unë dridhem do vijnë tu tek prota ti marrim. Kam 5 fëmijë të shteti këtu të na marrë dua të dal po i vdesin fëmijët i lutem shtetit. Nga shteti që hyjnë atje që do ti nxjerrin të na i gjejne një sahat më parë se mos i vdesin. Na gënjyen na morën na futën në një cadër tjeter", tha ajo.

Gjyshja tregon se Elona është kthyer në nënë jo vetëm për të birin 3 vjeçar por edhe dy motrat dhe të vëllanë.

"Ajo cupa vetem qan ne kemi vetem 7 vjet erdhi fundi nuk janë në çadër. Janë ushtarët. Të veje shteti ti nxjerrë të vijnë në çadër të na marrim, kam frikë. I thamë për çadër nuk e dërgon dot. Ju do të vazhdoni ti prisni ne po shikojmë mos na vjen lajm se u gjetën fëmijët. I bëj thirrje shtetit që po bëjnë këtë sakrificë që i kanë ndërruan i mashtruan se qenë pa mbështetje. Ato të tjerat kishin nënat. I terhoqën por sdel dot. Kush e di. Kaq gjë e na gjeje në cadër", tha ajo.

Ndërsa gjyshi i fëmijëve, Dylber Shuli, rrëfen se i biri Krenari bashkë me të shoqen u larguan drejt Sirisë 7 vite më parë. Asokohe morën me vete tre vajzat Elonën, Ermen dhe Jursen. Ndërsa djali Ibrahimi ka lindur në Siri. Po kështu, Elonën e martuan në moshë të mitur dhe solli në jetë një djalë.

Dylber dhe Asie Shuli kanë humbur djalin dhe nusen në luftën e ISIS, ndërsa kërkojnë ndihmë nga qeveria për të shpëtuar nipërit nga ferri.

Fëmijët e bllokuar në kamp:

Elona Shuli, 17-vjeçe, në Al Hol njihet me emrin Asia

Erma Shuli, 14 vjeçe, në Al Hol me emrin Sara

Jusra Shuli 7 vjeç

Ibrahim Shuli 4 vjeç

Suheib Cake, djali i Elonës, 3 vjeç

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dulja: 28/10/2020 10:57

    pere SE jane atje kushe ishpuri shteti

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Himarës, Rama: Përpjekjet për të penguar zgjedhjen e kryetares sipas ligjit dështuan!

Tensionet në Këshillin Bashkiak të Himarës, Rama: Përpjekjet për të penguar zgjedhjen e kryetares sipas ligjit dështuan!