Pesë mënyra për t'u bërë më të shëndetshëm në vitin 2020

Pesë mënyra për t'u bërë më të shëndetshëm në vitin 2020

A i keni caktuar qëllimet tuaja shëndetësore për vitin 2020? Shumë njerëz fillojnë një vit të ri me qëllime për humbje peshe dhe planifikojnë të intensifikojnë ushtrimet fizike me qëllim arritjen e një rezultati sa më shpejtë. Edhe pse synimet për të patur një fizik të përkryer janë një ide e shkëlqyer, ato gjithashtu mund të bëhen dërrmuese. Njerëzit kanë një tendencë për të krijuar dieta të rrepta ose të vendosin veten në regjime stërvitore intensive, kështu që tentative e tyre dështon pas një ose dy muaj.

Në këtë artikull, ne do të hedhim një vështrim në pesë këshilla të thjeshta shëndetësore që do t'ju ndihmojnë të ndjeheni më të fortë, si mendërisht ashtu edhe fizikisht!

1. Ngrihuni dhe lëvizni përreth

Aktivitetet ulëse si lojrat, leximi dhe shikimi i televizionit mund të jenë argëtuese dhe shpesh janë të nevojshme si pushim nga realitetet tona stresuese. Sidoqoftë, përpiquni të vendosni një kufi për kohën që keni shpenzuar në këto lloje aktivitetesh, dhe kur është e mundur “kohën ulur” ndërthureni me  aktivitete të cilat mund t’ju vënë ju në lëvizje. Për shembull, ka disa ushtrime të thjeshta që mund t’i bëni lehtë gjatë shikimit të televizionit! Po ashtu, nëse keni një punë të ulur, ndërmerrni iniciativën të ngriheni për të relaksuar muskujt për një moment ose bëni shëtitje shpesh.

2. Adoptoni zakone të shëndetshme të të ngrënit

Shpesh, kur njerëzit duan të humbasin peshë, ata menjëherë i vendosin vetes një dietë sfiduese që ka kufizime të çmendura për ushqimet që mund dhe nuk mund të hanë. Ndërsa këto lloje të dietave mund të funksionojnë për humbje peshe afatshkurtër, ato shpesh janë të vështira për tu mbajtur për më gjatë se disa muaj, çka do të thotë që ju do ta fitoni sërish në mënyrë të pashmangshme peshën që humbët dhe ndoshta edhe më tepër.

Shumica e ekspertëve sugjerojnë që në vend që të zhyteni në “dietën më të re”, bëni ndryshime thelbësore në zakonet tuaja të ngrënies; ndryshime që në dukje janë të vogla, por që do të ndryshojnë zakonet tuaja të ngrënies për një kohë të gjatë. Këto lloje të ndryshimeve përfshijnë shtimin e më shumë frutave dhe perimeve në pjatën tuaj, zvogëlimin e marrjes tuaj të natriumit, dhe shtimin e më shumë proteinave dhe peshqve të ligët në dietën tuaj.

3. Gjeni ushtrime fizike interesante

Kur mendojmë për "të shëndetshëm", ne shpesh përqendrohemi në vrapimin ose ngritjen e peshave. Fatkeqësisht, jo të gjithë gjejnë shumë gëzim në këto aktivitete. Palestra mund të jetë e mërzitshme për disa, dhe nëse nuk po kënaqeni me rutinën tuaj të stërvitjes, është e vështirë të vazhdoni me të. Për këtë arsye, është e rëndësishme të gjesh një formë të ushtrimit që është tërheqëse edhe për ju. Mendoni që më mirë të ushtroni sporte krijuese, të dilni xhiro me biçikletë ose të shkoni për marshim.  Yoga është gjithashtu fantastike për stërvitje dhe madje mund të bëhet në shtëpi. Mos u ndje keq nëse një lloj i caktuar ushtrimesh "nuk është për ty" ... me kaq shumë opsione, gjithmonë mund të gjesh llojin e stërvitjes që të pëlqen.

4. Pini më tepër ujë

Ka shumë artikuj që sugjerojnë se sa ujë duhet të pijë çdo ditë një person, por pavarësisht vërtetësisë së tyre - trupi i gjithkujt është i ndryshëm, për këtë arsye jo tek të gjithë funksionon njëlloj.

Pavarësisht, pirja e ujit ndihmon në uljen e dhimbjeve të kokës, dhe gjithashtu është thënë se ndihmon në puçrrat, kapsllëkun, dhe madje edhe gurët në veshka. Në rastin tonë është me e thjeshtë: Nëse jeni të etur, pini ujë dhe nëse jeni duke ushtruar, sigurohuni të rritni konsumin e ujit!

5. Jepini fund varësive të vjetra

Varësitë e substancave, të tilla si të qenurit i varur nga cigaret, alkooli, apo edhe kafeina, mund të të shkaktojnë problem të mëdha shëndetësore. Edhe nëse nuk jeni të varur në të vërtetë, shkurtimi i konsumit tuaj të drogës dhe alkoolit mund të sjellë përfitime masive për mirëqenien fizike dhe mendore.

Ndërsa të gjithë e dimë se varësitë ndaj këtyre substancave janë vërtet të këqija për shëndetin tuaj, ne shpesh i anashkalojmë efektet e dëmshme të varësive të sjelljes.Varsija nga ushqimi është një shembull. Edhe pse njeriu nuk e ka të nevojshme të haj aq shumë, në momente të caktuara kjo është ajo çka i jep më shumë kënaqësi. Mirëpo, kjo mund të jetë një problem për mbipeshën.

Varësi të tjera që shkaktojnë problem shëndetësore janë edhe lojrat e fatit. Kjo sepse ato mund të të shkatërrojnë financiarisht, duke sjell kështu nivele të larta të stresit.

Koha për t’u hedhur në veprim…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat

Të dielën ndërrohet ora: Si do të lëvizin akrepat