Pesë pyetje për t'iu përgjigjur për të zbuluar nëse jeni apo jo një partner i mirë

Pesë pyetje për t'iu përgjigjur për të zbuluar nëse jeni apo jo një partner i mirë

Foto ilustruese

“Shumë çifte vijnë në këshillim duke menduar se problemet e marrëdhënieve të tyre janë për faj të partnerit të tyre. Një tjetër variant është se e pranojnë që faji është i të dyve, por më shumë i partnerit”, shkruan psikologia klinike Dr. Samantha Rodman Whiten, në artikullin e saj.

Ajo vë në dukje se nëse dikush beson se nuk është përgjegjës për problemet në marrëdhënien e tyre, atëherë po i privon vetes mundësinë për të evoluar dhe për t'u bërë një partner më i mirë.

Samantha Rodman Whiten paraqet pesë pyetje të cilave mund t'u përgjigjeni për të shqyrtuar llojin e partnerit që jeni dhe në fund të kuptoni nëse jeni duke kontribuar në problemet tuaja në marrëdhënie.

Si po ndikon edukimi juaj në marrëdhënie?
Asnjë marrëdhënie dhe asnjë martesë nuk është perfekte. Çdo palë ka rregullat e veta të funksionimit. Marrëdhënia juaj nuk ndikohet nga të njëjtët komponentë, kështu që ta krahasoni atë me të tjerët nuk është më e mira. E njëjta gjë vlen sigurisht nëse edhe me prindërit tuaj. Nëse lejoni që ajo që keni parë të përcaktojë se si do të jetë martesa ose marrëdhënia juaj, do të jetoni bazuar në përvojat e të tjerëve. Gjëja më e mirë për të bërë është të mësoni nga gabimet, nga gjërat pozitive dhe nga ajo që keni përjetuar. Mendoni për 5 ose 10 mësime që keni mësuar nga marrëdhënia e prindërve tuaj dhe se si ata mund t'ju ndihmojnë të bëheni gjithnjë e më të mirë në tuajën.

Pse të mos bëni atë që dini se do të përmirësojë marrëdhënien tuaj?
Shumica e njerëzve dinë ta bëjnë të lumtur partnerin, qoftë edhe me një akt të thjeshtë, por zakonisht e lënë mënjanë, duke gjetur si justifikime presionin, nervat, lodhjen. Të kuptosh pse ndodh kjo dhe të pranosh se ka arsye më të thella që të çojnë drejt kësaj sjelljeje, do të "transformojë" marrëdhënien tuaj. Vetëm kur njohim diçka dhe e shprehim qartë, mund ta zgjidhim.

A pretendoni se keni kapërcyer diçka të vështirë, kur në fakt nuk ka ndodhur?
Nëse mërziteni për diçka që partneri juaj ka bërë ose një moment që keni ndjerë se nuk ishte ashtu siç dëshironit, nuk është çudi pse marrëdhënia juaj nuk po shkon ashtu siç dëshironi. Ka mënyra për të shprehur atë që ju shqetëson, pa ofenduar personin tjetër dhe pa pasur nervozizëm. Për sa kohë që mbani gjërat që ju shqetësojnë brenda, ato “fryhen” dhe pengojnë që marrëdhënia juaj të ecë përpara.

Cili është problemi më i madh në marrëdhënien tuaj?
Sigurisht që e keni të vështirë ta diskutoni? Shpesh njerëzit kanë probleme me partnerin, të cilat e kanë shumë të vështirë t'i diskutojnë apo t'i shprehin. Një person mund të ndihet sikur kurrë nuk është dashuruar vërtet me partnerin e tij ose se nuk ka kimi, por mos fol për atë që po mendon dhe thjesht lëre mënjanë. Shumë herë çështje të ngjashme janë fillimi i fundit të çifteve , megjithëse mund të zgjidhen me ndihmën e duhur. Nëse nuk e dini ose nuk dëshironi t'i diskutoni drejtpërdrejt me partnerin, drejtojuni një profesionisti.

E imagjinoni veten me partnerin tuaj pas 10 vitesh?
Ndonjëherë njerëzit nuk duan të " punojnë " në marrëdhënien e tyre sepse në mënyrë të pandërgjegjshme mendojnë se nuk do të zgjasë. Nëse kjo është ajo që ndjeni thellë në vetvete, atëherë ka shumë të ngjarë që të frenoheni në marrëdhënie për shkak të frikës. Nëse qëndroni në një lidhje derisa të gjeni diçka më të mirë, atëherë thjesht po humbisni kohën tuaj dhe kohën e partnerit tuaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë