Peshku teorikisht i shëndetshëm, po praktikisht? Studiuesit: Ja ujërat më të ndotura në Shqipëri dhe cilat janë pasojat për ata që konsumojnë peshk të kontaminuar

Të ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, ishin Profesori dhe biologu Artan Trebicka, studiuesi Lulzim Baumann dhe nutricionistia Tea Brame, të cilët folën për efektet dhe pasojat që ka për njerëzit kur konsumojnë peshq të kontaminuar me pesticide.

”Sipas studimit që kam bërë në fund të vitit 2019, del që të gjithë lumenjtë e Shqipërisë janë të ndotur mbi normën e Bashkimit Europian, dhe për pasojë peshqit konsumojnë florën dhe faunën e tyre duke u kontaminuar, ndërsa zinxhiri ushqimor që vazhdon më pas, kalon tek njerëzit që hanë peshqit” tha në fillim të bisedës inxhinieri i mjedisit Lulzim Baumann.

 “Organizmat e kontaminuar nën ujë, kur shpërbëhen, çlirojnë element kancerogjen për peshqit, në nivel mikro, të pa kapshëm nga syri” tha më pas profesori i Bio Kimisë Artan Trebicka.

“Ne kemi vënë re që ka një përqëndrim metalesh të rënda në ujë dhe për pasojë tek çdo gjallesë që gjendet në të” shtoi më pas profesori.

Ndërsa nutricionistja tha se metabolizmi dhe imuniteti i njerëzve që konsumojnë këto produkte është në rrezik, pasi elementët shpërbëhen në organizëm dhe futen në qeliza, si pasojë e metaleve të rënda. Sipas studiuesit Baumann, lumi më i ndotur në Shqipëri është ai i ishmit, i cili ka çdo vit mbi 500 kilogram mbetje, duke llogaritur një normë ndotje në mbi 100 herë sesa lumenjtë e vendeve të tjera.

”Problemi nuk qëndron vetëm tek peshqit dhe mikroplastika, por dhe tek shpendët është vënë re një nivel i lartë kontaminimi” tha biologu Artan Trebicka.

Në fund të bisedës u përmend dhe sesi të dallojmë me aq sa mundemi peshkun e freskët, psh salmonin, por dhe kjo është një e dhënë empirike pasi mikrobota e gjallesave nuk mund të shihet me sy të lirë.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Kush është kryetarja e re e bashkisë Himarë, Blerina Balaj shtrin dorën e bashkëpunimit

Kush është kryetarja e re e bashkisë Himarë, Blerina Balaj shtrin dorën e bashkëpunimit