Historiani i njohur në SHBA dhe aktivisti shqiptaro-amerikan, Lucas-Kokalari: Si u ngjit Berisha nga lista e zezë e DASH në listën e zezë të presidentit amerikan

Historiani i njohur në SHBA dhe aktivisti shqiptaro-amerikan, Lucas-Kokalari: Si u ngjit Berisha nga lista e zezë e DASH në listën e zezë të presidentit amerikan

Familja Berisha

Urdhri Ekzekutiv i presidentit amerikan Joe Biden për për të përfshirë edhe Shqipërinë në një urdhër të mëparshmë për të sekuestruar pasuritë në SHBA të personave të korruptuar, që dëmtojnë demokracinë në Ballkanin Perëndimor, është komentuar për gazetën Dita nga historiani i njohur Peter Lucas dhe aktivisti shqiptaro-amerikan Gary Kokalari. Lucas thotë se deklarata njeh indirekt edhe punën e ambasadores amerikane në Tiranë, ndërsa Kokalari komenton edhe lobimin e Berishës në SHBA nëpërmjet një kongresmeni.

"Ky është një lajm i mirë për popullin shqiptar. Kjo do të thotë që SHBA synojnë të ndëshkojnë politikanë të korruptuar duke trajtuar sanksione dhe duke deklaruar se korrupsioni politik është një kërcënim për çështjet e sigurisë dhe politikën e jashtme të SHBA-së dhe aleatëve të saj. Deklarata gjithashtu indirekt njeh dhe komplimenton punën anti-korrupsion të ambasadores Yuri Kim .. Nga të gjithë ambasadorët e SHBA në Shqipëri që kur Shqipëria u bë një shtet demokratik, ajo është pa dyshim më e efektshmja. Shqipëria është me fat që e ka..”, tha Peter Luca. 

"Koha është interesante pasi kjo vjen në prag të udhëtimit të Biden në Evropë. Do të doja të dija se çfarë fshihet pas komenteve nga kongresmenit Zeldin. Supozimi im është që ose një malok, ose një gomaricë i pëshpëriti në vesh dhe ai nuk është vërtet i njohur me situatën. Fatkeqësisht, tani jam shumë i zënë, kështu që nuk kam kohë të mjaftueshme të shkruaj për këto çështje më hollësisht.  Ndoshta javën tjetër. Le të shohim se si zhvillohet kjo çështje dhe të tjerat", deklaron Gary Kokalari. 

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë