Petar Petkoviç, shef i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka deklaruar dje se shteti i tij do të shqyrtojë dërgimin e 1.000 forcave të sigurisë në Kosovë.
Serbia vazhdon me kërcënime dhe shantazhe ndaj Kosovës dhe sigurisë në rajon. Kërcënimet kanë qenë kryesisht me deklarata politike e duke lobuar kundër njohjes së Kosovës si shtet i pavarur, por që nga dje Serbia ka kërcënuar edhe ushtarakisht.
Madje, ai ka deklaruar se veprimi do të merret në përputhje me Rezolutën 1244 të OKB-së, duke përmendur nenin 4 dhe nenin 6 të aneksit 2. Petkoviç, i ka bërë këto komentet në kohën kur në pjesën veriore të vendit janë shtuar sulmet e grupeve kriminale ndaj institucioneve të Kosovës, si KQZ, Policia e Kosovës etj.
Ai ka deklaruar se dje rreth 300-350 forca policore janë futur në veri.
“Sipas njohurive tona, 300-350 policë të Kosovës me armë të gjatë dhe automjete të blinduara “pushtuan” veriun e Kosovës dhe bllokuan Mitrovicën e Kosovës. Arsyeja e inkursionit të policisë në veri të Kosovës është gjoja se shqiptarët që jetojnë aty kanë frikë nga çdo gjë që po ndodh. Po ashtu ju kujtoj se dy ditë më parë ka pasur një përballje mes Kurtit dhe qytetarëve të veriut për të detyruar mbajtjen e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.
Ndërsa në orët e vonshme të së premtes një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në Zveçan. Si pasojë e incidentit, një polic është lënduar lehtë dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e policisë.
Lajmi kryesor:
Persona të maskuar në veri të Kosovës plagosin një polic! Osmani: Vepër kriminale e Beogradit! Brnabiç: Do rikthejmë trupat serbe
F.D/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.1%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 3701
Lajme të tjera
-
Kosova akuzon Serbinë se ka ndaluar 10 nga pjesëtarët e policisë së saj
18 Prill, 07:15
-
SHBA trajnon policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës
17 Prill, 18:49
-
KiE vendime historike për Shqipërinë dhe Kosovën, Gjonaj: Reforma në drejtësi ka vlerësim maksimal! SPAK sulmohet pasi është në rrugën e duhur
17 Prill, 18:22
-
Oda Amerikane: Bllokimi i qytetarëve të Kosovës nga Serbia pengon stabilitetin rajonal
17 Prill, 18:06
-
Një ditë më parë djali vrau nusen, ndërron jetë nëna e autorit në Pejë
17 Prill, 14:51
-
Vendimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, eksperti: Do sjellë konfrontim, Serbia do tentojë destabilitet! Ka 1500 dronë ‘Shahed’ të blerë nga Irani
17 Prill, 14:40
-
I ati i vrau nënën, vajza e Gjyljeta Ukella prin protestën me qindra qytetarë në Kosovë
17 Prill, 14:24
-
Shpërndanin foto dhe video intime në Telegram, arrestohet njëri nga administratorët e grupit ‘Albkings’
17 Prill, 13:49
-
Vrasja e dy grave, sot ditë zie në Kosovë! Flamujt ulen në gjysmështizë
17 Prill, 10:05
-
Serbia bllokoi për disa orë 300 qytetarë të Kosovës në kufi me Kroacinë dhe Hungarinë! Kurti: Po hakmerret për Këshillin e Evropës
17 Prill, 09:37
-
Kosovë/ Shpallet në kërkim xhudisti Akil Gjakova, dyshohet për dhunë në familje
17 Prill, 09:20
-
Projektligji për Ballkanin Perëndimor sërish para senatit amerikan, kërkohet angazhim i shtuar i Shteteve të Bashkuara
16 Prill, 22:50