Petro Koçi merr frenat e drejtimit të PS-së në Kombinat: Ta shkundim të vjetrën, duhet modernizuar partia

Petro Koçi merr frenat e drejtimit të PS-së në Kombinat: Ta shkundim të vjetrën, duhet modernizuar partia

TIRANE-Zv/ministri i Mbrojtjes Petro Koçi ka shpallur përmes një postimi në Facebook platformën e tij si kryetar i PS së njësisë 6 në Kombinat. Ai shprehet se ka ardhur koha për një modernizim organizativ në këtë njësi, pasi struktura e PS është akoma si në vitin 1992.

"Mbreme ne shtabin politik te PS Kombinat: Ta shkundim te vjetren! Struktura aktuale e administrimit te partise ne baze njesie eshte jashte realitetit, e vjeteruar sa vete viti 1992, kur ne krijuam Keshillat Zonale me qellim koordinativ te cilat do pergjigjeshin per rreth 10 deri 15 organizata.

Peshes se PS ne nivel njesie ne Tirane i duhet dhene permase kombetare edhe nepermjet ndryshimeve statutore. Por deri sa te mbrrijme aty kemi nevoje te formalizojme brenda hapesires aktuale statutore zgjidhje strukturore qe i japin funksionimit tone fuqine e munguar.

Duhet te rrisim efikasitetin organizativ te PS ne zone nepermjet:

a, rritjes se kapacitetit koordinativ

b,shtimit te shpejtesise se veprimit organizativ

c,permiresimit te burimeve njerezore

Ne kemi pergjegjesi drejtimi jo per 10, por per rreth 50 organizata, 100 bashkekryetare te tyre dhe 200 apo me shume drejtues te ketyre organizatave ku pershihen edhe sekretaret.

Kombinati ka rreth 77.00 mije banore formale dhe rreth 60.000 votues. Pra pesha politike dhe elektorale tejkalon edhe ate te disa ish rretheve te marra sebashku. Jane te domosdoshme ndryshimet strukturore.

Keshilli zonal nuk mjafton. do duhej te kishim rreth 6 keshilla zonale.

Prandaj kam vendosur te institucionalizojme me drejtuesit e PS Tirane 5 deri ne 6 nenndarje te struktures organizative nepermjet zgjedhjes se 5 apo 6 koordinatoreve perkates ne perberje te Keshillit Zonal te cileve do tu bashkangjiten edhe ekipet e te deleguarve qe jane nen drejtimin e Blerines tone si drejtuese politike.

Kjo do ti jape zhdervjelltesi funksionimit tone, me teper frymemarrje dhe shpejtesi organizative.

Nga ana tjeter eshte e rendesishme te kuptojme qe krahas punes per shtimin e anetaresise do na duhet ne rradhe te pare te veme ne levizje me fuqi te plote perberjen aktuale te partise.

Bashke me Blerinen nga e hena fillojme takimet me drejtuesit e organizatave. Epidemia na pengon shume ne kete faze te punes tone, sepse garantimi i shendetit te komunitetit kerkon zbatim rigoroz te rregullave mjekesore. Por jam i bindur se veprimtaria e PS Kombinat do fuqizohet dukshem. Do respektojme traditat me te mira politike te kesaj njesie nder vite.

Qeveria dhe Bashkia po rindertojne nje Kombinat modern. Moderne duhet te jete edhe pergjigjia politike, organizative dhe elektorale e partise ne zone" shkruan Koci.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 10/07/2020 23:40

    KY eshte fierak c'fare do ky ne kombinat,,,ik o laper ik ne fier.....

    Përgjigju
  • redi: 10/07/2020 18:21

    Turp per PS qe Petro Koci, nje nga figurat me te spikatura te socialisteve ,te kandidoj per sekretar i PS per kombinatin.Petro eshte aset per PS, se ka qene sekretari organizativ me i sukseshem i saj.Ai sot duhet te ishte krahu i djathte i Rames dhe jo ta lene ne periferi.Per votinet do shikoni sa vota do marre Petro kudo qe te jete kandidat

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 10/07/2020 17:14

    Bravo Petro! Si duket kocka qeveritare te beri te lepish te peshtyrat e tua dhe te partiçkes tende triantareshe PSV. Po te pakten je pak me lart ne moral se kaçislami i SEKTIT [email protected] mbrapa diellit edhe ti!

    Përgjigju
  • Ilo: 10/07/2020 15:52

    Aman me dy njerez mos u duk ne Kombinat me Lali Erin dhe Blerina Gjylametin.

    Përgjigju
  • Socialisti: 10/07/2020 14:59

    Largo fshataret dhe injorantet nga PS e kombinatit. Beni sondazhe se kush nga keta qe jane sot ka mbeshtetje dhe kush eshte sjelle si beu i fshatit. Mos lejoni qe disa militante idiote te punesuar me IKMT pervecse shkelin vete ligjin po ju krijojne pakenaqesira te medha mes banoreve te Astirit. Po deshet emra jua themi dhe ata. Nuk fitohen me votat duke punesuar ballshjotet, fieraket dhe permetaret ne bashki, hipoteka dhe MB. Paraardhesi jot ish drejtues hipoteke zoteron nje Shtepi Peshku qe gjoja ja drejton kunati. Mbledh dhe zagaret qe shkonin ne mitingjet pro Saimir Tahirit dhe te jesh i sigurt qe do ta sabotojne PS ne kete zone. Zgjidh fytyra te reja, jo te disktetituar, as langaraqe si ata te mitingjeve pro. Po e bere kete Z. Koci mund ta ruash kete bastion te majte, ndryshe do te deshtosh, ne rradhe te pare nga vete socialistet e paperlyer si keta lyrashet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit