Bllokimi i aeroportit, Rama: Kemi humbur ngarkesën e djeshme me vaksina! Nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës të na ndalin në procesin e vaksinimit

Kryeministri Edi Rama teksa ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit masiv në qytetin e Gjirokastrës i shoqëruar edhe nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastrliu, tha se për shkak për pezullimt të fluturimeve në Rinas, është humbur ngarkesa e djeshme e vaksinave anti-COVID.

Rama tha forca të verbra të së shkuarës nuk kanë shans që ta ndalin në procesin vaksinimit, dhe se i kanë bërë llogaritë gabim duke marrë përsipër që të sfidojnë kryeministrin.

‘Është e patolerueshme dhe e pajustifikueshme, pasi ne kemi humbur ngarkesën e djeshme të vaksinave, pasi kjo është një kohë ku realisht çdo sekondë vlen dhe ne nuk po lëmë minuta pa shfrytëzuar. Kjo është pak po e sigurt, nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës që duan me çdo kusht, të marrin peng të ardhmen e të na ndalin në këtë proces, i kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë kryeministrin.’- tha Rama.

Sakaq 28 kontrollorë janë shoqëruar, ndërkohë që për 3 prej tyre të cilët janë organizatorët janë prerë urdhër-arrestet nga prokuroria. Tre kontrollorët që vijojnë të mbahen në  polici janë kreu i sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini.

Shoqërimi u bë pas kallëzimit që Albcontrol bëri në Prokurori ndaj disa emrave konkretë të kontrollorëve të trafikut ajror në Rinas që mendohet se nxitën bllokimin e punës në Rinas.

Një ngjarje e paprecentë, e para në historinë e aviacionit civil në Shqipëri ndodhi ditën e djeshme. Aeroporti më i rëndësishëm në vend, 'Nënë Tereza' ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet  në Aeroportin e Rinasit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:07
Vijon vaksinimi masiv, Rama-Manastirliu në Gjirokastër: Pezullimi i fluturimeve ka vonuar ardhjen e dozave, brenda fundjavës ulet mosha e vaksinimit në vend

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Gjirokastër. Manastirliu tha se gjatë fundjavës pritet të ketë një ulje të grupmoshës së vaksinimit në të gjithë vendin.

“Në gjithë qarkun e Gjirokastrës janë kryer mbi 10 mijë vaksinime, ndërsa në tërësi kemi arritur mbi 230 mijë vaksinime. Në Gjirokastër ne kemi filluar të ulim grupmoshën. Edhe pse në fakt presim që gjatë kësaj fundjavës të kemi një ulje të moshës në gjithë vendin, pra + 65 vjeç dhe +60 ata me sëmundje kronike”, tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë tha se ndërprerja e fluturimeve ka bërë që të ketë vonesa në ardhjen e vaksinave, ndërkohë që tha se jemi të përgatitur për të rritur ritmin e vaksinimit.

“Kemi pasur pak vështirësi sepse në fakt pezullimi i linjave ajrore ka bërë që edhe vaksinat që prisnim që të vinin, të vonohen. Ndërkohë që ne duam që të rrisim ritmin e vaksinimeve dhe jemi të përgatitur për 20-30 mijë vaksinime në ditë”, bëri me dije Manastirliu.

Kryeministri Edi Rama e ka quajtur të pajustifikueshme dhe të patolerueshme veprimin e kontrollorëve të AlbControl, për të vonuar ardhjen e vaksinave të planifikuar për ditën e djeshme.

“Ajo që është e pajustifikueshme dhe e patolerueshme është se ne e kemi humbur faktikisht ngarkesën e djeshme të vaksinave. Dhe kjo është realisht e dhimbshme në një kohë lufte, kur çdo sekondë dhe çdo minutë vlen. Dhe kur ne nuk po lëmë sekondë dhe minutë pa shfrytëzuar. Por sidoqoftë një gjë është mbase pak por e sigurt, që nuk ka shanse që forca destruktive, forca absolutisht të verbëra, forca të së shkuarës që duan me çdo kusht të rimarrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces”, tha Rama.

Që prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 232,556 doza të vaksinës ndaj COVID19, nga të cilat janë mbi 162 mijë të moshuar të vaksinuar. Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore

Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore