Pezullimi i mësimit për 3 ditë, aktivisti: Ministrja flet për dixhitalizim, ndërkohë s’kemi ngrohje! Malaj: Kemi diplomuar nxënës online, por ende nuk e kemi pasqyruar në ligj

Në ditën ndërkombëtare të Arsimit, ku paradoksalisht u zhvillua një protestë pranë Ministrisë së Arsimit, njëri prej aktivistëve të "Qëndresës Qytetare” Migen Qiraxhi i ftuar në Report Tv tha se teksa Evis Kushi flet për dixhitalizmin e mësimdhënies dhe shpërndan regjistra, shkollat në vend janë pa ngrohje dhe kushtet minimale.

Ai tha se ditën e sotme duhet të ishin mbledhur 63 kryetarët e bashkive për të diskutuar rreth kësaj problematike, e cila vëri ministrinë të mbyllte shkollat për tre ditë.

“Në të gjithë Shqipërinë ka ende shkolla pa dyer, pa dritare dhe që nuk i sigurojnë nxënësve ujin e pijshëm ndërkohë nga ana tjetër që jemi duke jetuar në realitet paralele, shohim Ministrin e Arsimit që flet për dixhitalizimin e regjistrave dhe shkollës, ndërkohë që nuk kemi të siguruar ngrohjen. Pas këtyre tre ditëve, do të ketë sërish ditë të ftohta, ndaj ne vendosëm që të protestojmë. Shteti duhet të përgjigjet. Sot duhet që të ishin mbledhur 63 kryetarët e bashkie të mbledhur me ministren për të folur rreth situatës së ngrohjes, pasi nëse flasim për Elbasanin, nga ku vjen edhe ministrja vetëm 4 shkolla janë me sistem ngrohje.’ U shpreh ai

E ftuar në “Sot Live me Shqipërinë” me gazetarin Andi Kapxhiu ishte edhe ish-zëvendësministrja e Arsimit Nora Malaj, e cila theksoi se problemet e arsimit janë më të thella dhe se duhet trajtuar rast pas rasti. Ajo tha se ky është viti i tretë që shkollat po bëhen online dhe ende kjo mënyrë e mësimdhënies nuk është bërë e ligjshme ndërkohë që shumë të rinj janë diplomuar në këtë mënyrë.

“E keqja duket, problemi është si zgjidhet? Kam 38 vite në kurriz që merrem me arsimin dhe e di sa e vështirë është të bësh ndryshime, kjo pasi investimi në arsim lexohet pas 4 viteve. Problemet e arsimit janë themelore, dhe një nga ato ka qenë statusi i mësuesit. Nuk mund të trajtohen mësuesit si kavje. A bëri pyetje kush kur personalisht në studion tuaj, se nuk është nota mesatare ajo që bën përthithjen e mësuesve. Cilat janë problemet e arsimit? Nuk ka arsim pa para! Nëse ti mësuesin nuk e shikon si profesionin më të rëndësishëm në dedikimin e saj, do ndodhi ajo që tha Unesco në një studim që mbas COVID-19 dhe pandemisë, vendet që janë të varfëra në 2030 do ta kenë shumë të vështirë për të gjen treg pune për të rritur shkallën e mirëqenies. Kurikulat. Është viti i tretë që ka përfunduar sistemi i pa standardizuar në ligj. Kjo do të thotë se ligji i arsimit parauniversitar dhe universitar nuk e njeh sistemin online, por ne i diplomuam duke mos e njohur ligjin. Pra, ne nuk e kemi rregulluar ligjin. Kjo duhet të bëhet urgjent, se ka rrezik mos t’i njihet personave që janë diplomua gjatë kësaj kohe.  Ka shumë probleme ne shohim t ftohtin dhe higjienën, që janë vërtet problematike, por ato janë edhe më të thella.”, tha ajo.

Qiraxhi theksoi se e gjitha vëmendja duhet të kthehet te arsimi në këto momente.

“Qiraxhi- Do të mjaftonte një vullnet politik për të çuar vëmendjen tek arsimit. Duhet të kthehet vëmendja tek arsimit, dhe të kontrollojmë shpenzimet që bëhen. Prindërit dhe mësuesit nuk janë indiferent, janë të frikësuar. Nuk kam përse të jem falënderues ndaj vendimit të ministres e cila nga 100 ditët e të ftohtin ajo vendosi t’i jap pushim tre ditë fëmijëve.”, u shpreh aktivisti.

 Malaj gjatë fjalës së saj përmendi edhe intervistën e ministres Kush, e cila sipas saj doli dhe tha se po shpërndahen regjistrat, kur sipas saj ky është plani B dhe jo A.

“Mendoj që gjithmonë ka vend për zgjidhje. Ministrja në intervistën e saj sot doli dhe tha se po shpërndahen regjistrat, po ky është plani B.”, tha ajo.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia