Pfizer dhe Moderna kërkojnë miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave, vendimi për to me 29 dhjetor dhe 12 janar

 Pfizer dhe Moderna kërkojnë miratimin nga Agjencia Evropiane e Barnave,  vendimi për to me 29 dhjetor dhe 12 janar

Kompania gjermane BioNTech dhe kompania amerikane farmaceutike Pfizer kanë kërkuar miratimin e Agjencisë Evropiane të Barnave për përdorimin e vaksinës së tyre kunder COVID-19.

Agjencia Evropiane e Barnave EMA, ka caktuar dy data për takimet, e para më 29 dhjetor për të shqyrtuar vaksinën e Pfizer kurse e dyta në 12 janar.

Të dy kompanitë i kanë dërguar më herët një kërkesë edhe Administratës Amerikanë të Ushqimeve dhe Barnave për përdorimin e vaksinës, ndersa kompania amerikane Moderna gjithashtu njoftoi ditën e djeshme se kishte kërkuar miratimin për vaksinën e saj kandidate.

Ky lajm do të thotë se vaksina e Pfizer mund të jetë e disponueshme edhe në Bashkimin Europian në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit që vjen për grupet më të prekura nga coronavirusi, nëse Agjencia miraton përdorimin e saj.

“Vaksina kandidate e BioNTech është 95% efektive”, tha kompania “dhe veçanërisht është 94% efektive tek personat mbi 65 vjeç, të cilët klasifikohen si grupmosha më e rrezikuar nga COVID-19”.

Bashkimi Europian nënshkroi së fundmi një marrëveshje për të siguruar 300 milionë doza nga vaksina e BioNtech dhe Pfizer, megjithatë kjo vaksinë kërkon të ruhet në temperaturën -70 gradë Celsius, një infrastrukturë që në shumë vende nuk ekziston.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar

'Studio Live'/ Bandat e Lushnjes, Softa: Laert Haxhiu akuzohet për vrasje që 18 vjeç! Gazetarja: Saga nuk ka përfunduar