Pfizer do të kërkojë miratimin e vaksinës nga FDA për moshat 5 deri në 11 vjeç

Pfizer do të kërkojë miratimin e vaksinës nga FDA për moshat 5 deri në 11 vjeç

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë miratimin e rregullatorëve për vaksinimin e fëmijëve të moshës nga 5 deri në 11 vjeç. Këtë vendim ata e morën pasi rezultatet e provave klinike të vaksinës së tyre kanë treguar se ajo është e sigurtë dhe pranohet mirë nga kjo grup moshë duke nxitur një përgjigje imune të “fuqishme”. Përmes një komunikate, Pfizer dhe BioNTech thanë se do të kërkojnë një miratim sa më të shpejt dhe vaksina do të injektohet me një dozë më të ulët se ajo që jepet për personat 12 vjeç e lart.

"Rezultatet janë një bazë e fortë për të kërkuar autorizimin e vaksinës sonë për fëmijët 5 deri në 11 vjeç dhe ne planifikojmë ta dorëzojmë kërkesën me urgjencë në FDA (Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA) dhe rregullatorët e tjerë. Që nga muaji korrik, rastet e fëmijëve me COVID-19 janë rritur me rreth 240 për qind në SHBA-duke nënvizuar nevojën e për vaksinim",  tha krye shefi Ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla.

Më vonë këtë vit këto kompani do të shpallin edhe rezultatet e testimit të vaksinës për fëmijët nën moshën pesë vjeç.

Zyrtarët kryesorë shëndetësorë amerikanë besojnë se rregullatorët mund të marrin një vendim brenda tre javësh nga paraqitja e kërkesës për autorizim nga kompanitë. Muajt e fundit shtrimet në spital dhe vdekjet nga COVID-19 janë rritur në Shtetet e Bashkuara për shkak të variantit shumë ngjitës Delta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Shqipëria mund ta mundë Italinë’, kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Në fushë luajnë futbollistët, jo historia

‘Shqipëria mund ta mundë Italinë’, kampioni i botës Cannavaro në Tiranë: Në fushë luajnë futbollistët, jo historia