Pfizer identifikon vaksinën e falsifikuar kundër COVID-19 në Meksikë dhe Poloni, u ishte injektuar 80 personave

Pfizer identifikon vaksinën e falsifikuar kundër COVID-19 në Meksikë dhe Poloni, u ishte injektuar 80 personave

Në përpjekje për t’u imunizuar kundër COVID-19, mijëra shtete po luftojnë të sigurojnë dozat e vaksinave anti-COVID. Duke e parë të gjithë shpresën e shpëtimit me vaksinat, shumë qytetarë më mbarë botën mund të bien edhe pre e mashtrimit.

Një lajm i tillë është konfirmuar nga kompania amerikane e prodhimit të vaksinave Pfizer në një deklaratë për mediat, ku është bërë me dije se në Meksikë dhe Poloni janë identifikuar doza false të kësaj vaksine duke nënvizuar se kriminelët po shfrytëzojnë fushatën e vaksinimit në të gjithë botën.

Rreth 80 njerëz në një klinikë Meksikë kanë marrë dozën false të vaksinës, fatmirësisht nuk është raportuar për probleme shëndetësore. Ndërkohë që autoritetet polake thanë se askush nuk kishte marrë vaksinën e falsifikuar, pasi dozat false u sekuestruan në kohë në banesën e një personi.

Paralajmërimin për një situatë të tillë e kishte dhënë dhe OBSH-ja e cila në muajin shkurt, kur theksoi se kjo situatë mund të keqpërdoret nga kriminelët.

Dozat e rreme të vaksinave mund të jenë të lehta për t’u dalluar nga ato reale, shprehen ekspertët, sepse ato që janë legjitime për momentin ofrohen vetëm nga autoritetet shtetërore duke shtuar se të gjitha vaksinat që mund të ofrohen në faqet në internet janë false e potencialisht të dëmshme.

Interpol në anën tjetër ka konfiskuar mijëra shishka të vaksinës së falsifikuar të koronavirusit në fillim të këtij viti në Afrikën e Jugut dhe Kinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët

Biden poston foton me të miturën amerikane që u mbajt peng për 7 javë nga Hamas: Të lirojmë dhe të tjerët