Derbi i frikës përfundon në “paqe”. Partizani e Tirana barazuan 1-1 në duke ndarë pikët por për bardheblutë mund të jetë pika e titullit. Melo dhe Muçi në shtesë ishin ata që tundën rrjetën. Nga frika e koronavirusit trajneri Sormani e braktisi ekipin dhe në pankinë u ul zëvendësi i tij Kalari:
Renaldo Kalari Zv/trajner i Partizanit: "Realisht për këtë më vjen keq sepse çunat sot bënë një ndeshje shumë të mirë. Dhanë gjithçka që kishin pavarësisht situatës dhe problemeve të fundit. Sot meritonim fitoren."
Krenar me ekipin ishte drejtori i përgjithshëm Olsi Rama që la të hapur mundësinë e largimit të trajnerit:
Olsi Rama Drejtor i Partizanit: "Njëherë e një kohë thuhej që futbolli është sport burrash, tani e luajnë edhe femrat. Po jam shumë krenar për këta çuna se u treguan vërtet burra. Sormani vjen nga Italia dhe mbase atje ka një kultur tjetër me koronavirusin. Sigurisht që do të komunikojmë me ato (stafin teknik), ata janë trajnerë të Partizanit. Në ditët në vijim do të bisedojmë dhe do të shohim."
Në kampin bardheblu pika ishte si fitore pasi e afron Tiranën me titullin dhe Egbo ishte i kënaqur.
Emmanuel Egbo Trajner i Tiranës: "Derbi gjithmonë ka ngarkesën e vet emocionalisht dhe shumë gjëra të tjera brenda. Kështu që mendoj se barazimi që morëm është një rezultat i kënaqshëm. Nuk ka rrezik, kemi edhe tre ndeshje dhe bëjmë llogaritë tona. Do shohim ndeshjet tona dhe nuk bëjmë llogaritë e tjera."
Tirana kryeson me 7 pikë më shumë se Kukësi që sot luan me Teutën. Partizani mbetet larg zonës evropiane. Po sot luhet edhe Skënderbeu-Vllaznia.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68%
-
Jo
27.9%
-
Nuk e di
4%
Vota total: 1311
Lajme të tjera
-
Gjykata pezullon ankandin për KF Tiranën, përmbaruesi për Report TV: Çështja do hetohet në themel
24 Prill, 12:59
-
Aksionet në ankand, presidenti i KF Tiranës kundërpadi në gjykatë! Çfarë kërkon Refik Halili?
24 Prill, 10:02
-
FOTOT/ Nuk kishin firmat e nevojshme, Kryesia e Keshillit Bashkiak rrëzon kërkesën e opozitës për thirrjen urgjente të mbledhjes
23 Prill, 21:24
-
‘Çipuri’, ish anëtari i bandës së Gaxhait në Vlorë vetëm pak ditë në qeli! Detajet si u lirua nga paraburgimi
23 Prill, 15:26
-
Volejboll/ Tirana fiton 1-3 derbin e parë me Partizanin, bardheblutë marrin avantazhin me përmbysje
23 Prill, 14:59
-
FOTOT/ Rama ndan pamjet nga kantieri i Mozaikut të Tiranës: Një tjetër stacion modern që do tërheqë turistët
23 Prill, 14:11
-
3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, një grup mjekësh italianë do kryejnë ekspertizën
23 Prill, 12:19
-
Dy gola për t'u përmbysur dhe java vendimtare derbi, Erbim Fagu: S'e kam mendjen te Partizani, na duhet finalja e Kupës
23 Prill, 12:16
-
Nxënësit e shkollës 'Andrea Stefani' i bashkohen fushatës së mbjelljes, Veliaj: Shumë shpejt nis puna për Terminalin e ri Verior
22 Prill, 15:34
-
Hap dyert shkolla e re ‘Demokracia’ në Valias, Rama inspekton punimet! Ministrja: Këtë vit kantiere në 40 shkolla të tjera
22 Prill, 14:59
-
Sonte derbi i titullit, Inter për yllin e dytë dhe Milani për të shpëtuar nderin! Tifozët zikaltër ndezin 'Apianon'
22 Prill, 12:37
-
Dhunuan efektivët dhe hodhën molotov para bashkisë Tiranë, lirohen nga qelia 4 protestuesit e Rithemelimit dhe PL-së
22 Prill, 10:20
Respekte për trajnerin Egbo, fliste Shqip shumë mirë.
Përgjigju