528.000 lekë në makinë për të blerë vota, në pranga sekseri dhe nën hetim drejtuesi politik i LSI në Pukë! Partia e Kryemadhit: Bënin ushtrime zgjedhore

Vetëm një ditë pasi ambasadorja suedeze, Elsa Hastad, ngriti nga Shkodra alarmin se shitblerja e votës është shqetësuese edhe në këto zgjedhjet të 25 prillit, pikërisht në këtë qark është goditur rasti i parë i këtij krimi të rëndë zgjedhor.

Personi i parë i arrestuar në këtë fushatë zgjedhore është në zonën e Pukës dhe bëhet fjalë për Vasil Shabanin, të cilit i është gjetur në makinë një shumë prej 528.000 Lekësh dhe një fletë e ngjashme me fletën e votimit. Ndërkohë që i përshirë është edhe kryetari i LSI në Pukë është Demir Syla, i cili është nën hetim në gjendje të lirë.  

Policia njofton se personi në pranga ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Armëmbajtja pa leje".

Gjatë kontrollit të ushtruar ne ambientet e biznesit të drejtuesit të LSI-së, policia gjeti dhe sekuestroi dhe një tjetër fletë të ngjashme me fletën e votimit, si dhe një fletë format A4, ku pasqyroheshin lista emërore (emër, atësi, mbiemër) me 27 persona dhe numrat e ID.

Tashmë mbi 2 të akuzuarit rëndojnë akuzat si  “Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe i rezultateve të zgjedhjeve” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim". Pritet që Prokuroria e Pukës ditën e hënë të vlerësojë nëse procedimi penal për korrupsionin zgjedhor do t’i kalojë SPAK-ut për hetim.

1618046468_1618042474paraaa.jpg

Paratë e sekuestruara

1618048947_1618046487DEMIRSYLA.jpg

Demir Syla drejtues i LSI-së në Pukë

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:59
Iu kapën aktivistët me lekë në makinë e akuzohen se po blinin vota,  reagon LSI: Po bënin ushtrime zgjedhore, policia e politizuar


Pas arrestimit të kreut të LSI në Pukë dhe një aktivistë pasi akuzohen se po blinin vota ka reaguar edhe qendra e LSI në Qarkun Shkodër.

"Dega e LSI qarku Shkodër informon e sqaron opinionin publik se ngjarja e ndodhur ne Pukë, ku aktivistë të LSI janë marrë nën hetim nga policia është një situatë që tregon politizimin e tejskajshëm të policisë së Rilindjes. Aktivistët tanë janë në të drejtën e tyre për të bërë ushtrime zgjedhore, në vijim edhe të praktikave dhe orientimeve të Komisionit Qendror të zgjedhjeve për mënyrën e votimit. Është skandaloze dhe e turpshme të dërgosh për ndjekje penale aktivistë politikë të cilët duan të bëjnë të njohur mënyrën e votimit, aq më shumë që është një skemë e re, e papërdorur më parë. Fletët e gjetura janë demonstrative dhe nuk kanë si të jenë origjinale, kur ato akoma nuk janë prodhuar. Ato janë thjesht dhe vetëm orientuese dhe natyrshëm përdoren nga të gjithë subjektet politike. I bëjmë thirrje policisë të ndalë këtë revansh të turpshëm dhe antiligjor, dhe të investohet e angazhohet në kryerjen e detyrave të veta funksionale", thuhet në deklaratën e LSI të Qarkut Shkodër.

M.Q./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 11/04/2021 01:51

    Shpejt telefonoini Likes,se ka vene numer tel. ne presidence, per te denoncuar shit-blerjen e votes! Eshte qesharake e patetike se si dega e LSI,qarku Shkoder,perpiqet te shpjegoje e justifikoje kete incident://Fletet e votimit jane orientuese,...duan te bejne te njohur menyren e votimit//.Nje flete votimi orientuese nuk duhet te permbaje emrat dhe ID e verteta,por t'a zeme ,psh:- (X) per emer (Y) per mbiemer,ID=000000.KQZ duhet te beje kopje te tilla qe hajdutet e votave te mos fshihen pas justifikimeve te genjeshtera.Keta po <<i orientonin>>si te votonin me flete me emra e ID te verteta dhe me nje <<kompliment>> nga mbrapa per mundimin qe do te merrnin votuesit per t'i degjuar e kuptuar si <<te votonin>>.

    Përgjigju
  • dulja: 10/04/2021 16:53

    shpjerjani Likes ti presi doren a po e ka nga partia e gruase

    Përgjigju
  • AltinTop: 10/04/2021 15:37

    Rrofsh sa malet o Gon Çela!!

    Përgjigju
  • Tirona: 10/04/2021 15:04

    Tek portali i presidentit jane Ferguson me mijra denoncime per kete rast, jemi ne pritje qe presidenti te dali ne konference shtypi dhe nese nuk e mer mundimin,duhet te nderhyje media dhe tia kerkojne nje konference te tille dhe do te ishte fantastike qe media ti propozonte presidentit qe gjate konferences te kishte me vete edhe nje helmete me brire, nje buri dhe nje sopate si ato te Vikingeve . Dicka per ti thene Armandes, Bertit dhe Emigrantit : Shkoni ne Jale se keni harru Bekinit te varur neper tela

    Përgjigju
  • Haxhi: 10/04/2021 14:47

    Para nje jave ishte çela ne pukë hajduti i shkodres qe ka vjedh velipojen me 50 hektar tok kafen e madhe hotel europen ai i ka dhan lekt pse e futni nburg fukaran

    Përgjigju
    • Pyka: 10/04/2021 15:10

      I ke rene ne koke o djalosh.Cela i ka dhan ato para.E di tan mileti se pronat e kti ne te vertet i ka Meta.

  • peoples: 10/04/2021 14:14

    Cfare do thote Ilir Meta dhe Mona tani.Ngeci karkaleci

    Përgjigju
  • Shqip: 10/04/2021 13:55

    Bravo per te gjite supa ne oren 3 mbasdite

    Përgjigju
    • Pjeter: 10/04/2021 14:44

      Per ty nuk ben supa,je i veçante per trajtime te vecanta,prandaj ti je ngopur me trangull.Pas ores 3 mos harro te shkosh te vetpshurresh.

  • Emigrant: 10/04/2021 13:25

    Per cudin e te gjitheve mua me mori nje mik ne tel dhe me tha qe qenka hap merkatot e shitje dhe blerje te votave ne lushnje dhe vlera e votes varion nga 100 mij deri 250 mij thuhen per dy parti opozitare po sa esht e vertet nuk e di

    Përgjigju
  • robi: 10/04/2021 13:04

    Gjithmone Nafije dybeku turikali i leshitlikes ka blere vota, ka deklaruar ne tv vete i ndjeri Dritan prifti se si i blenin votat fsahtareve me lope, gjela deti dhe zarfa . Kjo eshte fytyra e leshelise. E mbani mend doganierin e leshelise ne koplik qe u kap me zarfa me leke diten e zgjedhjeve ne 2017 nga policia duke blere vota. Per skrap kg sekt naziskin me 25 prill.

    Përgjigju
  • Trnakop Kacija: 10/04/2021 12:59

    PS dhe Edi Rama e ka te garantuar fitoren sikurse Aleksander Vucici dhe SNS i serbise. Per hajr u qoft.

    Përgjigju
    • Toni: 10/04/2021 23:00

      Po ti o “Trnakop” je i budall i lindur apo i kultivuar me trushpëlarje?

    • shpk leshi: 10/04/2021 13:17

      shplarja e trurit eshte shume e demshme per shendetin..mos dituria se cfare behet ne realitet dhe ne rajon por vetem duke ber plazh ne jale jane prap te rrezikshme..une propozoj qe ky rast te denoncohet ne zyren e lsi qe ka hapur prethidenti i tyre dhe ti prihet dora mqs prethidenti tha do ti pritet dora..ata thon denonconi kushe blen votat pervec neve por ne nuk e kemi kuptuar qe ai eshte qeni i kushtetutes.qeni =roje

  • Elio: 10/04/2021 12:46

    Cdo njeri po te doje printon flete nga interneti nga faqja e KQz dhe ben prova per te plotosuar fleten. Aq me shume nje njeri qe ka per detyre te instruktoje zgjedhesit. Mos lini nam tani. Po su kap duke blere apo shitur apo te pakten ne tentative nuk ka asnje arsye per ta ndaluar. Ky eshte turp dhe shantazh

    Përgjigju
    • Debili: 10/04/2021 14:37

      Ore me ke talleni ju ore me vertet kaq budallej na dini? Po bente prova per te plotesuar fleten me liste me 50 emra e numraa karte identiteti e 5 milion leke me vete? Hahahaha o cfar idiotesh qe jeni ju te lesh e lis o zot sa te pafytyr qe jeni

    • peoples: 10/04/2021 14:17

      Elio Belio Selio Lsist po ato kartat e identitet te rregjistruara ne liste pagese??

  • Amarda: 10/04/2021 12:45

    Me fal po pse qenkan te paligjshme te dalesh me 500 mije lek te reja ne makine? Se ska ndonje ligj qe e ndalon. As qe te detyron ta deklarosh. Edhe me avion te udhetosh deri 10 milion leke te vjetra nuk i deklaron. Jo me makine

    Përgjigju
    • peoples: 10/04/2021 18:23

      Amarda mos ke lene kostumin e banjes ne Jale dhe do qe te kthehesh perseri atje ku ke ndjere kenaqesine e jetes

    • Leshko: 10/04/2021 13:40

      Po moj shoqe po e ligjshme esht ne kohe fushate qe ka ligj qe denon krimet zgjedhore te dalesh me 5 milion leke me lista me karta identiteti dhe me fleta votimi. Mos doni tna beni dhe per qorra? Ik moj mbyll gojen e ul koken mos na dil ktu tna mesosh ligjet se i dim me mir se ty

    • Shqiponjat: 10/04/2021 13:34

      Hahahah, provoje dil me aq lek shoqe edhe shko degdisu neper gjykata ta gjesh te drejten

  • Berti: 10/04/2021 12:42

    Jeni ne terezi ju? Po tani tamam qe paskeni hall te madh dhe po shantazhoni dhe arrestoni cdo aktivist.qenkeni keq me sondazhet. Ligji ste kap se tu gjeten lek ne makine. Dhe flete votimi te orintuara ne interent. Pse po mbushte gje kutine sot? Ku qendron shkelja?? Po ca beni se late nam. Se si ha njeri keto. E kapet gje duke dhene leke ne kembim te votes?? Jo. Kishte 5 milion leke te vjetra me vete? E cfare provon kjo? Qe po ble vota? Jo. Po ca thoni. Po ca beni. E kupton sa keq dilni. Po sot kushdo qytetar aktivist apo jo, kushdo i interesuar mund te printoje nga cdo gazete ose nga faqja zyrtare e KQZ se flete votimi dhe te beje prova sesi votohet. Ketu ska asgje te keqe. Po lini nam dhe do dilni shume keq ne zgjedhje.

    Përgjigju
    • Pjeter: 10/04/2021 14:48

      Shtoi dhe listen e emrave te 27 personave te bashjangjitur nr e KARTES ID.Nuk e di shoku, je leshko apo ben si i tille?

    • Xha temja: 10/04/2021 14:39

      Po ben prova si te votohet hahahahahahahahahahahahahahahaha vdiqa me lot

  • Labi: 10/04/2021 12:21

    Mire moj vajze por leket e pa justifikuara dhe lista me numurat e kartave pse nuk thua gje,nuk e futni dot minaren ne thes.

    Përgjigju
  • Velo: 10/04/2021 12:13

    Fletët i kishin për ushtrime, po lekët përse???

    Përgjigju
    • best: 10/04/2021 14:35

      leket ishin per gjimnastike dhe joga...hahaha

    • fshatar: 10/04/2021 14:06

      leket i kishte per ti lene me vajza neper fshatera. Eh cdo kemi qyfyre me te tera palet aty keto zgjedhje .... si gjithmone thuaj .... maska a kishin kete shihni ... ore dhe emra me numra kartash ID as qe eshte problem fare se mund te jene antare te asaj partie, qe i kane dhene vullnetarisht. Policia se si do ta vertetoje kete (se asaj i bie bara se ata i arrestuan) vetem shefat gomere e dine. E mo mire ja i zute dhe ca hajdute votash, e hoqet qafe dhe kete bare qe te jeni ne regull dhe me amerikanet

  • Zyra e shefit: 10/04/2021 12:04

    Ka dale nje lajm qe me nder presidenti i lesh e lise do dali me nje deklarate te forte qe po' kerkon nje sepate per ti prere doren ketyre dhe nuk do jene te paret qe do i presi duart....vetem se po' pret te gjeje dhe gjith te tjeret qe tja presi te gjitheve ne nje dite se Ka pune shum ....copa e

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 10/04/2021 11:51

    Zoterinj,me te permbajrur.Nuk e kuptoni qe ,Nese presidenti likeflori ilir meta i pret doren nje militanti te LSI,mbetet pa bile?ma pret ne vend monalikja.E pastaj,president pa bile?

    Përgjigju
  • Lexuesi: 10/04/2021 11:48

    Leket e prokuroreve te shkarkuar dhe te floririt keto....lsi gjithmon blen vota gje qe dihet ..

    Përgjigju
  • Me Me: 10/04/2021 11:27

    tani do dali LSIja do thote ska pasur tentative per te blere votat.. u eshte shtuar stresi zoterinjve e kane dale per kafe me 5 milion lek nxhep.. e kam thene dhe do e them cojani votat partive te tjera, Murrizit, Patozit sesa tja cosh ksaj partie qe ka degraduar si mos me keq.. madje dhe PDs qe po perhap valen e trete te covidit.. Nuk ka justifikim per kte veprim nga ballokume Mona!

    Përgjigju
  • Qytetar: 10/04/2021 11:20

    Dil e fol tani per prerje dore o zhgarravine president skuth ordiner

    Përgjigju
  • Ergys: 10/04/2021 11:17

    Filloi zanatin e vet Like Pordha.

    Përgjigju
  • Vlora: 10/04/2021 11:09

    Tani te turret Iliri ti haje doren

    Përgjigju
  • Drini: 10/04/2021 10:55

    Te dale legen presipordha e ti prese doren

    Përgjigju
  • Pjeter: 10/04/2021 10:53

    Ku eshte presidenti Like? O presidend ku je?Thishte duku nje individ i stresuar nga mielli. Sikur nuk e dinim ne!!!,qe filloi te akuzonte te tjeret per ate qe di te beje me mire,te bleje vota per nje thes miell.

    Përgjigju
  • Tutu: 10/04/2021 10:49

    Denoncojeni tek Likja... se ai eshte roja e demokracise... plehra presidenciale...

    Përgjigju
  • Xha temja: 10/04/2021 10:46

    Po ktij do ja presi doren presidenti apo e ka te partise se gruas

    Përgjigju
    • tosi: 10/04/2021 13:07

      Habib Burgiba sonte do mprefe hanxharin dhe neser ne publik ne mes te Pukes do ja prese doren militantit te Nafije dybekut turikalit dhe pastaj leshelija do shkoje per skrap.

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, mes tyre ish drejtori i UKT dhe IMT (AKUZAT + EMRAT)