Regjisori Stefan Taçi kujton në ‘Esencë’ kohën kur Kinostudio prodhonte filma të animuar: Për shumicën kam realizuar skenarët

Në “Esencë” erdhi këtë herë artisti Stefan Taçi në një rrëfim për jetën dhe karrierën. Piktor, skulptor dhe regjisor i filmit të animuar ai ndau disa kujtime dhe eksperienca të viteve ndër vite.

“Isha në klasë të shtatë kur realizove një portret të vetes time fëmijë” kujton ai kur sheh një foto të vetes fëmijë që e riprodhoi si një pikturë.

Ishte koha kur mendonte se e ardhmja e tij do ta lidhte pashmangshmërisht me pikturën, por ndodhi që ai ishte i magjepsur prej shumë formave të artit prej të cilave nuk u shkëput kurrë. Ka kaluar paralelisht sa tek piktura e  skulptura dhe njëherësh tek regjia e filmave të animuar. Këto të fundit një pjesë e rëndësishme dhe themelore e karrierës së tij si artist.

Rrugëtimi i tij në Kinostudio nisi në vitin 1988, aty ku kujton fillimet me filmin e animuar, faktin që ishte i pari që eksperimentoi me plastelinën tek animimi dhe ishte një qasje e suksesshme.

“Për shumicën prej filmave të mi të animuar kam realizuar skenaret” –kujton ai bashkë më sfidat e kënaqësitë që ka marrë prej kësaj pune.

Një katalog për “Rrugicën e Tiranës” me pikturat e tij është një mënyrë për të ruajtur kujtesën e kohës.

“Të jetosh në Shqipëri si artist i lirë është shumë e vështirë”- thotë ai,ndërsa thekson se artisti ka nevojë të jetë në kontakt me publikun e tij përmes krijimeve .

“Në Shqipëri nuk ka kritikë serioze dhe të mirëfilltë,megjithatë  arti është mision dhe mosdorëzimi nuk është rrugëzgjidhje” –thotë piktori.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete