Ping-pong për inceneratorët/ Rama: Lul je mes gropës së Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës! Basha: Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë

Ping-pong për inceneratorët/ Rama: Lul je mes gropës së Saliut dhe grepit të Likes për tiganin e Monës! Basha: Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë

Edi Rama dhe Lulzim Basha

Akuzat për inceneratorët, kanë përplasur kreun e qeverisë dhe atë të opozitës. Sot Basha gjatë konferencës me gazetarët tha se kryeministrit Edi Rama, një pjesë të mirë të buzhetit të ardhshëm e ka planifikuar për inceneratorët. Pas kësaj ka reaguar menjëherë kryeministri, duke thënë se PD dhe politika është e vjetër, e mbledhur në formë malesh me plehra.

Ping pongu vazhdon pasi kreu i PD i kundërpërgjigjet kryeministrit kur përmes një postimi shkruan se politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë dhe fytyrën e zërin e Ramës që për 7 vjet sipas tij e mbushi vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve.

Pak më parë reagoi përsëri Rama, i cili i shkruan Bashës se nuk ndahet dot nga gropa e Saliut dhe je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:08
Rama i përgjigjet Bashës: Ah Lul, s'ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës

Vijon ping pongu mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD Lulzim Bashës sa i përket akuzave për inceneratorët.

Rama i përgjigjet duke i thënë se nuk ndahet dot nga gropa e Saliut dhe se është mes gropës së tij dhe grepit të presidentit Ilir Meta për tiganin e Kryemadhit.

"Ah Lul, të ka mbet ora tek Gropa e Hajdin Saliut, po habitem si s'e kupton që sa më shumë sulmon impiantet moderne të mbetjeve, aq më shumë tregon se nuk ndahesh dot nga malet me plehra të Sali Hajdinit! Ta qaj hallin, je mes gropës së tij dhe grepit të Likes për tiganin e Monës", shkruan ai.

Ora 13:20
Akuzat për inceneratorët/ Rama: PD dhe politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra! Basha i kthehet: Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë

Akuzat për inceneratorët, kanë përplasur kreun e qeverisë dhe atë të opozitës. Kryeministrit Edi Rama, i përgjigjet akuzave të Bashës, duke thënë se PD dhe politika është e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra.

" Po Lulzim ka qenë PD dhe e tërë politika e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra në mes të Tiranës, Elbasanit,Fierit e kudo, ku falë impianteve moderne që do të vazhdojmë të ndërtojmë, do mund të mblidhen njerëzit e të gjitha moshave për parqet e për aktivitete gjithëfarë", shkruan Rama.

Kreu i PD i kundërpërgjigjet kryeministrit menjëherë lidhur me reagimin e këtij të fundit. Në një postim Basha shkruan se politika e  vjetër ka ka fytyrën e zërin e Ramës që për 7 vjet sipas tij e mbushi vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve.

 "Politika e vjetër ka erën e gropës së Hajdin Sejdisë ku nuk vure dorë 11 vjet si kryetar bashkie, ka fytyrën e zërin tënd që për 7 vjet e mbushe vendin me plehra dhe me inceneratorë që djegin vetëm milionat që ke zhvatur nga xhepat e shqiptarëve. Dita e llogarisë po afron", shkruan Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 22/10/2020 20:48

    Eh mor llul basha,7x7=42,gropa e hajdin sejdise sikur nuk e ditke se ishte e sali berishes siq ishin edhe piramidat e sites e qe sdo mend se ti ishe arkatar por si çdo here more i mjer ti nuk e pranon as kur del nga qenefi se ke kryer nevojen,siq tash llomotit se lazarati dhe dasho aliko ishin te Rames kurse ti si minister ujitjen e hashashit e beje po per Ramen edhe Gerdecin per Ramen e ke ber edhe Olldashin pet Ramen e vrave apo jo, mjerisht ka akoma shqiptar qe te votojne sepse sikur te ishe krimineli i vetem tkish marre uji motiii por ka akoma kriminel si ti, salianji alibeaj palloka klirim gjata dallap saiti dumka grida vokshi e deri te fazlliq shkau,si thot populli e je veshtire te dalesh per lendine si idiot se pastaj as ske turp as frike,por nuk je kriminel i vetem ne bote mjerisht,je vuqiqin, sheshelin, putinin,muzinin qe te financon e deri te kacifat e vasill idioti qe luftojn per ty.

    Përgjigju
  • Naimi: 22/10/2020 18:56

    ORE RAMA MOS NA U HIQ SI I VIRGJER ,,HAJDUT JE DHE TI,,,PAK VODHE KUR ISHE NE BASHKI,,E DIME QE PD NUK BEN ASGJE,;POR DHE JU VIDHNI DHE BENI PAK PUNE,,KUSH JANE PRONARET E INCENERATOREVE DHE KU KANE SHKUAR 24 MILION EURO QE KA DHENE QEVERIA PER INCENERATORIN E TIRANES DHE KU NUK ESHTE VENDOSUR ASNJE TULLE.......

    Përgjigju
  • haha: 22/10/2020 18:22

    O lul ziu kujdes me gropen hahaha

    Përgjigju
  • Haha: 22/10/2020 17:53

    ...Tigani i Monikes... peshku ky temi...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës, nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’

Kush është gjyqtari që i dha vulën e PD Berishës, nga shofer në drejtësi, kërcënimet dhe takimet para vendimit! Gruaja e tij sekretare e ‘Doktorit’