'Pipi Çorapegjata' nuk ka marrë asnjë cent gjatë filmit të famshëm, fansat mbledhin 37 mijë dollarë

'Pipi Çorapegjata' nuk ka marrë asnjë cent gjatë filmit të famshëm, fansat mbledhin 37 mijë dollarë

'Pipi Çorapegjata' në vitin 1970 dhe sot

Aktorja suedeze Inger Nilsson që u bë e famshme me rolin e saj të Pipi Çorapegjatës, nuk është paguar në film.

Sipas medias së huaj, ajo ishte vetëm tetë vjeç kur fitoi rolin e famshëm të Pipi Çorapegjata.

Aktorja 60- vjeçare ka marrë shumë lëvdata pikërisht për këtë rol, por për shkak të ligjeve të kohës kur u xhirua, ajo nuk u pagua për këtë rol.

Ngaqë Inger nuk mori as edhe një cent për këtë rol, fansat e saj filluan të dhurojnë para  për aktoren dhe miqtë e saj të filmit Anika dhe Tommy.

Deri më tani, janë mbledhur gjithësej 37,000 dollarë.

“Në fillim u zemërova shumë sepse nuk doja të bëhesha viktimë dhe të lypja mëshirë. Por kur u qetësova, kuptova se ishte thjesht një shenjë respekti dhe dëshira e fansave për të na treguar se sa na vlerësojnë”, ka thënë ajo.

Inger u shfaq për herë të parë në rolin e Pippi Çorapë Gjata në serialin që u xhirua në 1969 dhe 1970.

Emri i saj i vërtetë është Catherine Inger Monica Nilsson.

Ajo jeton në Stokholm dhe punon si sekretare dhe gjithashtu ka pranuar herë pas herë ndonjë rol në teatër.

Vitet e fundit ajo ka interpretuar me yje në serialin gjerman "Der Kommissionar und das Meer".

Foto nga filmi Pipi Çorapegjata

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale