Pirateri televizive dhe fshehje të ardhurash, procedohet penalisht administratori i një televizioni në Kolonjë

Pirateri televizive dhe fshehje të ardhurash, procedohet penalisht administratori i një televizioni në Kolonjë

Administratori i një televizioni në Kolonjë është proceduar penalisht pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë, duke fshehur  edhe të ardhurat e përfituara. Sipas policisë së Korçës, procedimi filloi për shtetasin D. M., 50 vjeç, banues në Tepelenë.

"Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë​ në një studio televizive të cilën ky shtetas administronte iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15 aparate që përdoreshin për trasmentime pirate televizive dhe shpërndarje interneti pa dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtyre aktiviteteve", thuhet në jnoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar

FOTO/ Kanabis me postë nga SHBA, kush janë dy të rinjtë e arrestuar