Pjerin Ndreu thumbon me humor shqiptarët: Me gotë rakie e me barkun te goja ankohen se s’kanë për të ngrënë

Pjerin Ndreu thumbon me humor shqiptarët: Me gotë rakie e me barkun te goja ankohen se s’kanë për të ngrënë

Pjerin Ndreu

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka thumbuar dhe bërë humor njëkohësisht me paradoksin që karakterizon shqiptarët se kërkojnë punë, por përtojnë të punojnë, se ankohen se nuk kanë të hanë dhe ndërkohë janë me barkun te goja nga mbipesha. Me një status në profilin e tij në Facebook, Ndreu shkruan se shqiptarët janë njerëz që ankohen për papunësinë, por ofendohen nëse iu gjen punë.  

"Nëse doni njerëz që bërtasin se nuk kanë punë dhe për pasojë po vdesin për bukë, i ke me shumicë. Ama nëse kërkon punëtor për punë nuk gjen. Vij thotë por me marrë rrogën, jo me dalë në punë, ose në një punë që dal kur të dua e ik kur të dua. Se mos gabon e i gjen punë në privat se e merr për fyerje të rëndë ! Dhe pastaj të gjithë qahen se po vdesin për të ngrënë me gote rakie përpara dhe me barkun te goja nga mbipesha", shkruan Ndreu.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Puka: 06/07/2020 09:03

    Ky duhet te kete pasur parasysh ose ka pershkruar pike per pike vellane e tij me keto karakteristika qe jua atribuon gjithe shqiptareve si dhe pjeserisht veten se, gjithe jeten punetor i madh ka qene.....

    Përgjigju
  • z .Pjerin fjale me vend..: 05/07/2020 22:18

    Duhet ti pajisesh me Lopata dhe Kazma ,,dhe Bjeshket kudo ti bejne Toka Pjedhore ..Pse jo .. Se shumica Jane dembele ,,dhe presin vetem nga Grate ,,se mos Ju sjedhin ndonje leke ne shtepi.. Por cfare faji kane Grate ! pastaj ! ku ti gjejne Leket ..

    Përgjigju
  • robi: 05/07/2020 19:25

    Po eshte e vertete ketu ne kenete jane 3 famlje ne lagjen tone me vila 2 kateshe dhe me dyqane e foristrada dhe te tre marin ndihme ekonomike bile zene radhe te paret me foristrade para zyres postare.

    Përgjigju
  • Shqiptar: 05/07/2020 17:06

    Ke te drejt pjerin .kshu jan .po ti pse kerkon dhe je perfaqësues i ketyre shqiptarve qe ta nxin jeten me ankesa koti .bashke me shefin qe i thote shqiptarve dembela .apo me qellimin e mire qe duke i vjedhur te vijne ne forme fizike dhe mos pijne .Por me duket se shqiptaret duhet te gjykojne per ju si rregull,dhe jo anasjelltas.të mjerët ne

    Përgjigju
  • Invalidi: 05/07/2020 16:52

    O zoti Pjerin , mos u merr me gjithe shqipetaret,por merru me popullin e lezhes qe te kan dhan voten e te kane besu per me jua zgjidh hallet,nje problem qe me duket nuk e ke ndermend me zgjidh asht autobuzi i plazhit qe per cdo vit ka ardh deri te lagja e gurrave e ka cua ne plazh ata qe nuk kan makine ,ata qe nuk mund te shkojne te ura te fugonat.ju lutem na zgjdh kete hall te bajme pak plazh ne fukarenjet,sikur edhe me orar ta vendosesh nje mjet.

    Përgjigju
  • vera: 05/07/2020 16:45

    KE te drejte o pjerin...rrine gjithe diten ne kafe duke pire dhe ankohen,,,...

    Përgjigju
  • Tosi: 05/07/2020 15:36

    Gjithe barkderrat me x5 vijne marrin rrogen e luftes 100 mije leke dhe tani ndihmen ekonomike, ka shume me vila 2 kateshe ne kenete Durres qe vijne dhe marrin ndihma tek zyra postare me foriostrada.

    Përgjigju
  • polic pa mend: 05/07/2020 14:45

    barku i fryre eshte tregues i kequshqyrjes o polic pa mend qe je mesu vec me hanger. ste ka thane njeri au lodhe vec te bafte mire. ko ke per ti vjelle te gjithe haramet ne kete jete.

    Përgjigju
  • Polici: 05/07/2020 14:27

    nje koment keshille per ish policin. jo te gjithe shqiptsret kane mundesi me be palester si puna jote dhe barku i madh nuk tregon mireqenie o shoki polic qe nuk ndryshove ndonjegere

    Përgjigju
    • tori: 05/07/2020 22:52

      o polici...kush do me bo palester...ska nevoj me pagu...palestra bohet kudo falas...ne shpi natyr etj. ..po barkderrart dun pace pilaf ne mjes .pastaj kafe e raki...masdite gjum so ariu...dhe u porton bytha me leviz...e jo mo me shku npalester ...ky qeka problemi.skan lek me shku ne palester... hiq pacen..pilafin.rakin ..duhanin..dhe me kto leket te shkojn me pagujt palestren....

    • Oficeri: 05/07/2020 14:59

      O shoku polic shum te drejt ka....asnjeri nuk e ka qef punen ...po te shmangen...lekun e duan po qyl ama ...duan europ ...po europ pa punuar kush ta var qillon ....kemi njezet vjet ne europ dhe e shom cfar esht.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)

Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)