Pjerin Ndreu rrëzon gënjeshtrat e Berishës: Jam vetëizoluar, kam bërë dy tamponë dhe nuk jam me COVID-19

Pjerin Ndreu , kreu i Bashkisë Lezhë për Report Tv mohoi të jetë i prekur nga COVID-19, ndërsa tha se pozitive ka qenë bashkëshortja e tij. Në një lidhje skype për emisionin "Repolitix", Ndreu tha se ai dhe djali i vogël rezultuan negativ, por sërish ndenji në karantinë për 12 ditë dhe bëri një tampon të dytë, ku rezultoi po negativ me COVID-19. Në lidhje me denoncimet  e bëra nga Sali Berisha përmes qytetarit dixhital, Ndreu tha se kjo është absurde dhe se ai nuk mund të bëhet me COVID pse thotë qytetari dixhital duke e quajtur një veprim të turpshëm.

"Nga data 8 bashkëshortja ime ka rezultuar pozitiv dhe kemi bërë tamponin të gjithë, unë dhe djali i vogël kemi rezultuar negativ. Ndejta 12 ditë karantinë dhe bëra tamponin dhe dola sërish negativ dhe kam shkuar në punë. Dhe bashkëshortja e ka kaluar tashmë dhe ka dalë negative. Nuk ka asnjë arsye të shqetësohem. Në punë të gjithë e  dinë që kam gati dy javë që nuk shkoj. Unë nuk mund të bëhem me covid se thotë qytetari dixhital, është turp ta marrësh dhe si referencë", tha Ndreu.

Infektimi i dy nënkryetarëve të bashkisë Lezhë, Ndreu tha se është e vërtetë dhe se janë mirë e të izoluar në shtëpisë. Ndreu tha se është bërë dhe dezinfektimi i bashkisë dhe respektimi i plotë i rregullave të sigurisë. Ai tha se në bashki janë respektuar të gjithë rregullat që nga dezinfektimi deri tek mbajtja e maskave dhe reduktimi i stafit në zyrë aty ku është e mundur.

"Nënkryetarët e bashkisë Lezhë kanë dalë të dy pozitiv dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Kemi zbatuar me përpikëri protokollet, kur virusi hyn në familje e kupton se situata është serioze, fatmirësisht bashkëshortja e ka kaluar lehtë por duhen marrë masat. Kemi marrë masat, është bërë dezinfektimi dhe mbajtja e maskave, kemi reduktuar stafin në zyrë dhe të eliminojmë sa të jetë e mundur me qytetarët. Të gjitha masat e nevojshme janë marrë menjëherë dhe të jemi korrekt në zbatimin e tyre. Unë e mbaj maskën kudo si në zyrë dhe në vendet ku ka grumbullime", tha Ndreu.

Rastin e Ndreut e vërtetoi edhe shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino, e cila tha se të dy tamponët e Ndreut janë negativ dhe se ai ka ndenjur në karantinë edhe pse ishte negativë.

"Tamponët kanë dalë negativ por e rëndësishme është që Ndreu është vetëizoluar.  Pavarësisht se je negativ nëse je kontakt i një personi pozitiv duhet të izolohesh.  Nuk ka pse mbyllet puna në bashki, pasi është bërë  hetimi epidemiologjik dhe janë evidentuar kontakt dhe janë izoluar ", tha Bino.

Sali Berisha gjatë ditës së sotme publikoi një mesazh ku thoshte se Ndreu ishte pozitiv dhe shëtiste në qytet duke u bërë rrezik infektimi  për qytetarët.

Postimi i Sali Berishës

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës