Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar HEC- “Drita” në pronësi të Erzen Breçanit dhe familjarëve të tij i përgjuar direkt në biseda për trafik kokaine dhe transaksione financiare.
Kurse Ervin Matës i janë sekuestruar, llogari bankare, automjete si dhe janë duke vijuar hetimet për prona të tjera në emër tyre të apo familjarëve.
Këtë të premte në Apelin e Posaçëm, do shqyrtohej ankimi që kanë bërë avokatët e personave të akuzuar, lidhur me kundërshtimin e sekuestros por seanca u shty për një ditë tjetër. Sekuestrot janë vendosur pasi SPAK dyshon se pasuritë janë ngritur nga aktiviteti kriminal i trafikut të drogës.
Hetimi pasuror i nisur nga SPAK ndaj grupit kriminal ku doli i përfshirë Erzen Breçani, djali i tij Eralbi dhe i kërkuari Ervin Mata, vijon me mbledhjen e provave.
Më 24 nëntor 2023, shqiptarja.com e Report TV mësoi se përveç pasurive në emër të personave në hetim po verifikoheshin dhe pasuritë e familjarëve të tyre, dhe të këngëtares Elvana Gjata, e cila përmendet në dosje për përdorimin e llogarisë së saj bankare nga Ervin Mata. Ky i fundit ka kryer biseda në “Sky ECC” për trafikim droge në disa episode, ndërkohë që nuk rezulton të ketë në emër të tij ndonjë biznes.
Ish-drejtuesi i lartë i policisë Erzen Breçani u arrestua pas zbardhjes së disa bisedave ne aplikacionin SKY ECC, ku në pranga përfunduan disa persona, mes tyre edhe shefi i hetimit të krimeve Dedan Gjoni. Në dëshminë e tij të dhënë në gjyq, Erzen Breçani deklaroi se nuk kishte marrë para nga djali i tij dhe as nga Ervin Mata si dhe mohoi të kishte dijeni mbi aktivitetin kriminal të Eralbi Breçanit i cili ishte pjesë e grupit që trafkonte kokainë nga Amerika Latine drejt Europës.
B.V/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?
-
Po
24.4%
-
Jo
16.2%
-
Nuk e di
59.4%
Vota total: 10138
Lajme të tjera
-
Amnistia/ Përfituan 100 subjekte të GJKKO, 40 të dënuarve iu fal dënimi, 60 të tjerëve iu ul! Mes tyre 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion
1 Maj, 19:47
-
Lutfi Dervishi: Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar
1 Maj, 12:04
-
SPAK kontroll në shtëpinë e Olti Currit, i njohur për lidhjet me çiftin Meta-Kryemadhi
30 Prill, 22:21
-
SPAK: Amnistia penale shkurtoi dënimin e dhjetëra zyrtarëve të korruptuar
30 Prill, 22:01
-
GJKKO refuzon marrëveshjen mes SPAK dhe ish-kryebashkiakut të komanduar të Kukësit, Granit Gjana, dosja kthehet për hetim
30 Prill, 11:14
-
Erion Veliaj 8 orë në SPAK për inceneratorin e Tiranës: Isha si bashkëpunëtor! Dhashë të gjitha shpjegimet! Ndihem i lehtësuar
30 Prill, 08:52
-
E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit
28 Prill, 16:43
-
Protestat e Rithemelimit, Veliaj për Report Tv: Dogjën bashkinë, monument kulture! Ditët e ardhshme dorëzoj vetë dosjet në SPAK me informacione për të gjitha çështjet
27 Prill, 18:13
-
Leje legalizimi dhe punësime për të votuar PS në zgjedhjet e 2019! Arrestohet zyrtari i kadastrës e kryeplaku i Saukut (EMRAT+VIDEO)
26 Prill, 22:49
-
U arrestuan për atentatin e dështuar ndaj Otit të Elbasanit, SPAK kërkon pushimin e hetimeve për miqtë e Erjon Alibejt
26 Prill, 17:24
-
Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha
26 Prill, 15:05
-
12 mijë € për një leje për shfrytëzim plazhi dhe 7.500 € për të mos prishur objektin në Ksamil, SPAK dërgon për gjykim 2 ish-zyrtarë të IKMT-së dhe Urbanistikës në Sarandë
26 Prill, 11:35