Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë,arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 65 mijë euro në banesë

'Historia' me falsifikimin e dokumenteve të pronave në Dhërmi e Himarë vijonte prej 3 vitesh dhe duket se shkon më larg se drejtoi i drejtorinë e administrimit të tokave në Vlorë, Bardhyl Gjika. Ditën e sotme është arrestuar ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci, që u dorëhoq disa ditë më parë, i cili akuzohet se ka bashkëpunuar në këtë skemë të tjetërsimit të dokumenteve të pronave.

Sipas dosjes së Prokurorisë së Vlorës, që nga viti 2019 deri në vitin 2021, Klodjan Troci, Bardhyl Gjika dhe specialisti në drejtorinë e administrimit të tokave, Kreshnik Mino kanë bashkëpunuar duke falsifikuar dokumenteve arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.

Sipas Prokurorisë, për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese.

Disa dokumente pronësorë të falsifikuara i janë dërguar atyre edhe nga 51-vjeçarin Spiro Duni, banorë i Himarës, për të cilin gjykata vendosi sot 'arrest me burg'. Po ashtu në burg u la sot edhe Bardhyl Gjika, ndërsa për Kreshnik Minon u caktua masa e arrestit detyrim paraqitje.

Gjatë kontrollit sot në shtëpinë e Trocit, policia gjeti edhe një shumë parash prej 65 mijë eurosh. Troci ka punuar për një periudhë gati tre mujore si drejtor në drejtorinë e pronave në Qarkun e Vlorës, ku më pas u zëvendësua nga Bardhyl Gjika.

Pak ditë më parë në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u vodhën dy dosje për pronat në Dhërmi. Por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si Spiro Duni.

Këta persona kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin në falsifikimin e dokumenteve të pronësisë së një toke në Dhërmi, por më pas nga frika për të mos u kapur, inskenuan grabitjen e dosjeve, por duket se çështja e falsifikimit të dokumenteve shkon më tej se vetëm për një pronë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:43
U arrestua sot, ish-kreu i Kadastrës së Vlorës i afërm i ish-prokurorit të VIP-ave, Ramadan Troci, i shkarkuar për fshehje pasurie dhe arrogancë

Klodjan Troci, ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u arrestua për falsifikim të dokumentave të pronave prej 3 vitesh në Dhërmi e Himarë, rezulton  i afërm i ish-prokurorit Ramadan Troci, i njohur edhe si 'prokurori i VIP-ave', për shkak se ka arrestuar Ardian Fullanin dhe Shpëtim Gjikën, që të dy të shpallur të pafajshëm nga gjykatat.

Troci u shkarkua KPK kryesisht për fshehje pasurie dhe arrogancë. Trupa gjykuese e KPK doli në përfundimin se Troci ka fshehur pasuri si dhe ka përdorur pasurinë për realizimin e një standardi jetese që nuk përputhet me nivelin e pëlqyeshëm që do i takonte një funksionari publik në sytë e publikut.

Ora 20:28
U shpall në kërkim për falsifikimin e dokumenteve të pronësisë në Dhërmi, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës

1634495346_Screenshot1.jpg

Pas disa orësh i shpallur në kërkim, Policia ka vënë në pranga ish-kreun e Kadastrës së Vlorës Klodjan Troci. Ai dyshohet se është pjesë e skemës së falsifikimit të një sërë dokumentesh të pronësisë në Dhërmi e Himarë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niku: 18/10/2021 14:10

    Po kaposhi Lame perse nuk po kakarit per stallen e kadastres vlore,,apo e ka lene ne dore te sigurt te julian metushit.

    Përgjigju
  • shoku klodit: 18/10/2021 12:26

    65mije evro, para1 jave i kerkova 200evro edhe me tha nuk kam. paska qen legen.

    Përgjigju
  • Qazim mulleti: 18/10/2021 06:41

    Atdheu eshte ne rrezik kur katunaria zbret ne qytet....

    Përgjigju
  • Eei: 18/10/2021 06:07

    Po si.ka mumdesi qe lirohen a dorehiqen para arresti keta apo transparenca ka arrit kulmin dhe sekreri hetimor eshte ne pension.

    Përgjigju
  • Tata: 18/10/2021 05:48

    Artan lame po hap lakrorin me duket. Keta tipa jane armet e fshehta te atyre qe kane alergji nga fjala popull,megjithese e permendin gjithe diten

    Përgjigju
  • Leki: 18/10/2021 05:40

    Gjashtedhjet mije eurot e gjetura ne shtepi jane vetem dora e fundit qe kamarre ryshfet.Ndersa Lamja uthot Vlonjateve nuk kini hic durim menjefjale na lini te vjedhm te qet. Ai e ka bere corb kete pune se vinte keta hajdut ne krye te kadastres

    Përgjigju
  • Shpresa: 18/10/2021 05:04

    Shpresojme te SPAKpor duhet ti shkohetderi ne fund. Klodjan Troci ka ber namin ne Vlore Ai ka lene dis pasardhes prapa.Ishalla i shkohet deri ne fund ketij fillimi te mbar. Klodi bashkepunonte edhe me disa gjyqetare

    Përgjigju
  • Fato: 18/10/2021 01:08

    Pra perseri, para arrestimit, Rama i largon nga detyra.

    Përgjigju
  • Vlonjati: 18/10/2021 00:09

    Hipoteka e Vlorës eshte grup i strukturuar kriminal, këta të dy janë zhapiq para atyre që komandojnë grupin, të shohim sa do ketë byth shteti ti shkojë deri në fund...

    Përgjigju
  • Manol: 17/10/2021 23:47

    Kush e vendosi ne krye te kadastres kete person qe prej 2 vitesh bente keto manipulime? Artan Lame e ka vendosur ne kete pune. Edhe keto dy vite Artan Lame nuk dinte cfar ndodhte ne kadastren? Po tha jo eshte absolut nje genjeshtar. Duhet dorehiqet vet ose kryeministri duhet te mare masat. Na gjeni nje person ne shqiperi qe nuk di cfar loje behet me kadastren e vlores me ponat e Himares, po gjetet nje qe nuk di atehere ai nuk eshte shqiptare. Gjithe shqiperia di cfar behet me pronat nga kadastra e Vlores

    Përgjigju
  • Afrim: 17/10/2021 23:39

    ushtari besnik i damjanit

    Përgjigju
  • Pume: 17/10/2021 22:21

    Burdello institucion.Ben ligjin Ard Skendaj kokrra e bythqirit aty akoma

    Përgjigju
  • errmali: 17/10/2021 22:01

    O Rama po zhduke ore Artan Lame Lamashin si e ka ai qe erref gruaja po hie ore selanam ai!!! Se di ai per Klodin apo se di Gjiknuri pa pyet njeher pyet! Edhe nje keshille kam nderroji drejtoret se disa drejtore teMinistrise se Financave po j heton Prokuroria e Spak e shume shpwjt do mbushin gazetat me lajme! Apo i mbron Arben Ahmeti qe gjoja i ka miq ??? dale dale...do shohim spektakel!

    Përgjigju
  • Kate: 17/10/2021 21:18

    Nuk ka arsye per shkarkim.

    Përgjigju
  • Boti: 17/10/2021 20:15

    Ohohoho...Klodi ne skene prape..filloi shfaqja..

    Përgjigju
  • Tan: 17/10/2021 20:11

    vetem kjo qe po ndodh ne Vlore mjafton te shkarkohet Artan Lame.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit

Spaho: Do kërkojmë të rikthejmë koalicionet parazgjedhore! Gjykata ka vetëm një alternativë, t'i kthejë vulën Rithemelimit