Bilanci/ Vettingu mbyll vitin e tretë, në sitë më pak se gjysma! Rikthehet në shtator

TIRANË- Vettingu mbyll sesionin e tij me shkarkimin e gjyqtarit Aleks Nikolli i cili gjatë procesit të rikontrollit rezultoi me probleme pasurie. Seanca e fundit në Vetting për këtë sesion u mbajt paraditen e kësaj të hëne, ndërsa Vetting-u pritet të rikthehet më 4 shtator me seancën ndaj gjyqtarit Artan Gaxha.

Nikolli rezulton se gjatë karrierës së tij ishte edhe pjesë e trupës gjykuese e cila me tre vota pro dhe dy kundër i pranoi Dritan Dajtit kërkesën për heqjen e burgimit të përjetshëm.

Vetting-u nisi në vitin 2017 për të kontrolluar me një mandat pesë vjeçar të shkallës së parë KPK dhe 9 vite të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rreth 800 gjyqtarë e prokurorë. Por në vitin e tretë në sitë kanë kaluar 290 subjekte, mesatarisht 100 për çdo vit, as gjysma e subjekteve të cilat pritet të rikontrollohen si pasojë e procesit të rivlerësimit.

Nga 282 subjekte për të cilat KPK ka hapur hetim, 257 prej tyre tashmë kanë një vendim. 105 gjyqtarë e prokurorë janë shkarkuar, dy janë pezulluar për një vit me kushtin që të rindjekin shkollën e magjistraturës ndërsa 117 prej tyre janë konfirmuar në detyrë, 17 përfundim procesi pa vendim marrje. Ndërsa për 35 subjekte KPK ka pranuar me vendim dorëheqjen e tyre pa të drejtë rikthimi në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme dhe 8 dorëheqje përpara hyrjes në fuqi të ligjit të Vetting-ut.

Në rast se do të vazhdohet me këto ritme për Vetting-un e gjyqtarëve, prokurorëve, ndihmës ligjorëve deri në vitin 2022, kur bëhet edhe afati kushtetues për pesë vite, nuk dihet nëse do të mund KPK-ja të kalojë në filtër së paku në shkallën e parë të 800 subjektet. E njëjta situatë me shifra të ulta paraqitet edhe në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku vetëm 121 subjekte janë shqyrtuar dhe vetëm për gjysmën e tyre ka një vendim.

21 subjekte janë shkarkuar në Kolegj, paçka se më herët KPK i kishte konfirmuar në detyrë ndërsa për 37 vendime shkarkimi nga KPK, KPA i ka lënë në fuqi.

1597043166_5c97fbcbfa3391e1426e278bcefb330d.jpg

Aleks Nikolli

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Anila: 11/08/2020 03:50

    ka dhe fytyre e ben si doktor shkencash! Nje njeri pa gjak ne vena, te lirosh nje vrases i jo me pak se 4pers priher kjo eshte me min qe mund ti besh, ta heqesh kte perbindesh nga sist drejtesise! Sa vendime ka ndryshuar ky perbindesh sipas interesave duke mbajt qendrime te ndryshme per te njejtin rast sipas

    Përgjigju
  • Tirona: 10/08/2020 14:38

    T'morsha t'keqen , si bucko qenke, , largimi dhe konfiskimi i pasurise eshte pak per kete Bucko, ky duhet te futet ne burg dhe si Bucko qe eshte do ta m'soj shume shpejt kapjen e sapunit.

    Përgjigju
  • LORA: 10/08/2020 13:59

    Lajm i mire.

    Përgjigju
  • Patrioti: 10/08/2020 13:22

    Ky vetem gjyqtar nuk mund te jete. Si mund te besh sikur nuk i sheh 4 kufoma policesh te vrare diten per diell.

    Përgjigju
    • Dakord: 10/08/2020 17:22

      Ne shpine i kane se me gjakun nuk luhet. Nuk ka shume qe e lan. Njerez te neveritshem

  • Hoho: 10/08/2020 10:29

    Cfare fytyre.

    Përgjigju
    • Agjenti: 10/08/2020 11:56

      Si mi halesh tamam

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë