Pjesë nga momentet më emocionuese mes babait dhe vajzave në dasma (FOTO)

Pjesë nga momentet më emocionuese mes babait dhe vajzave në dasma (FOTO)

Babai dhe vajza në dasmë

Nuk ka asnjë marrëdhënie më të fortë në botë se sa ajo e prindërve me fëmijën. Një ndër momentet më emocionuese në jetë është kur vajza vesh fustanin e bardhë dhe babai e shoqëron në altar me lot në sy.

Disa baballarë të intervistuar nga Bored Panda thonë se "Unë jam qartësisht një 'baba', por synoj të jem edhe më shumë: një mik për jetën, një shpatull për të qarë, një mësues, një mentor dhe mbi të gjitha, dikush që ajo do të jetë në gjendje të besojë dhe të dojë përgjithmonë. Unë do ta ushqej atë që në hapat e saj të parë si një fëmijë deri në hapat e saj të fundit përpara se të bëhet zonjë, do ta shikoj lulen e saj duke e ditur që ndërsa ajo rritet, marrëdhënia ime me të do të lulëzojë në mënyrë eksponenciale."

Pastaj vjen dita e dasmës, një ditë plot emocione që askush nuk e di se si është përpara se ta provojë. Nuk ka dhuratë më të madhe për një baba se sa të shikojë që vajza e tij të rritet në një shpirt të bukur, një njeri të pavarur, të sigurt dhe të suksesshëm. Gjatë ecjes në altar ka aq shumë emocione, që nga shikimi i parë deri tek kërcimi e më pas bashkohen lotët, të qeshurat, gëzimi, adhurimi dhe krenaria. Më poshtë do të shikoni një koleksion të imazheve të preferuara të dasmave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë