Fushë Krujë/ Nuk donte t'u hapte rrugën, i sëmuri mendor plagos me thikë babë e bir dhe largohet me biçikletë

Thika dhe biçikleta e autorit që plagosi babë e bir dhe i plagosuri Alban Stafuka

FUSHË KRUJË- Dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë gjatë mbrëmjes së sotme në fshatin Larushkë të Fushë Krujës nga një person me probleme mendore. Babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç, janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë me plagë të shkaktuar nga thika, në disa pjesë të trupit.

58-vjeçarin Shefqet Stafuka ishte në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë në pjesën e barkut, por pas operacionit është jashtë rreziku për jetën dhe po ashtu edhe i biri është në gjendje të qëndrueshme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 21:00 në afërsi të Urës së Gjolës, ku gjithçka ka nisur pas një konflikti të çastit mes autorit Ermir Hasa, 35 vjeç, dhe babë e bir.

Ermir Hasa njihet si tip problematik dhe me probleme mendore, pasi krijon herë pas here probleme dhe konflikte të tilla. Ai është arrestuar disa herë dhe liruar me raporte mjekësore. Shkak i konflikti mendohet se ka qenë bllokimi i rrugës nga Hasa. Alban Stafuka i ka kërkuar të hapë rrugën dhe 35-vjeçari nuk ka pranuar. Kjo ka nisur konfliktin mes tyre që ka përfunduar me plagosjen e babë e bir me thikë nga ana e Ermir Hasës. Ngjarja ka ndodhur në banesën e një të afërmi të të plagosurve ku babë e bir kishin shkuar për vizitë.

Pas plagosjes 35-vjeçari u largua me biçikletë, por u arrestua vetëm pas pak orësh nga policia. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e plagosjes dhe biçikleta me të cilën u largua.

Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja, të dy njihen si persona të qetë dhe pa konflikte në zonë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:14
Plagosi me thikë babë e bir, autori me probleme mendore

Ermir Hasa njihet si tip problematik dhe me probleme mendore, pasi krijon herë pas here probleme dhe konflikte të tilla.

Ai është arrestuar disa herë dhe liruar me raporte mjekësore. Shkak i konfliktit mendohet se ka qenë bllokimi i rrugës nga Hasa. Alban Stafuka i ka kërkuar të hapë rrugën dhe 35-vjeçari nuk ka pranuar. Kjo ka nisur konfliktin mes tyre që ka përfunduar me plagosjen e babë e bir me thikë nga ana e Ermir Hasës.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e një të afërmi të të plagosurve ku babë e bir kishin shkuar për vizitë.

Ora 22:55
Plagosi me thikë babë e bir, kapet autori! U largua me biçikletë

1597006542_foto.jpg

Thika e plagosjes dhe biçikleta

Policia ka arrestuar autorin e plagosje së babë e bir në Fushë Krujë. Autori Ermir Hasa, 35 vjeç, pas plagosjes me thikë të babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç, u largua me biçikletë

Ngjarja ndodhi në afërsi të vendit të quajtur Ura e Gjolës, pas një konflikti të çastit mes të plagosurve dhe autorit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  thika dhe biçikleta me të cilën autori u largua.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.

Ora 21:38
Kush është 30-vjeçari i plagosur me thikë në Fushë Krujë, së bashku me të atin

1597001782_ALBANSTAFUKA.jpg

Alban Stafuka

Report Tv siguron foton e Alban Stafukës, 30 vjeç, i cili është plagosur mbrëmjen e sotme me thikë së bashku me të atin në Fushë Krujë. 30-vjeçari kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja, ndërsa jetonte në fshatit Larushk të Fushë Krujës.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me pragun elektoral 1% ashtu siç propozon opozita parlamentare?

Komento

Komente

  • Abdullah Mehilli: 11/08/2020 20:01

    Gjynaf pra sa potencial per zhvillim ka kjo ura e Gjolit, por ne pergjithisesi e gjithe Fushe-Kruja eshte nje super vend. Une per vete do e krahasoja pa frike me Parisin ose Romen. Rrofte ura e Gjolit me te gjithe te çmendurit e saje. Rrofte Fushe-Kruja dhe paste jeten e gjate sa muti ne diell. Pershendetje nga Abdullah Mehill Diku.

    Përgjigju
  • Luli: 10/08/2020 09:08

    Per të ngrënë dhe për të pirë di ky i sëmuri mendor

    Përgjigju
  • Ilir: 10/08/2020 03:05

    Uroj ta kapi gjakmarrja dhe ato qe do e vrasin te dalin te pafajshem. Vetem keshtu zihet mend

    Përgjigju
  • Eri: 10/08/2020 01:31

    Me te ardh turp qe jam nga Fushe Kruja 1 cope vend esht per fatkeq dhe cdo dite prodhon lajm per keq vrasje dinamit plagosje prostitucion o zot na ruaj se per shtetin e policine kemi hik per lesh ne ktu

    Përgjigju
  • Xhorxho Kielinho: 09/08/2020 21:56

    Kto krutanet ne Spanje besoj japin mesime kitarre klasike. Fushe Kruja eshte vendlindja e flamenkos.

    Përgjigju
    • Lumi: 09/08/2020 22:27

      Ka mundesi se nga veshet nuk qenka keq

  • Dega: 09/08/2020 21:49

    Ca behet kshu vetem vrasje plagosje ne shqiperi )( i bie qe gjysma e shqiptarve te jene ne konflikte me njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • Shaban: 09/08/2020 21:45

    i biri do jete profesor ne spanje dhe ndonje student i pakenaqur me noten e provimit e ka ndjekur deri ne shqiperi.

    Përgjigju
  • F-35: 09/08/2020 21:29

    Nuk kane te ndalur ngjarjet e renda nga Fushe Kruja!

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Analiza/ Dëshmorët e gjallë dhe dëshmorët e vdekur