Pas ngjarjes së rëndë, ku ditën e sotme një 17 vjeçar ka plagosur me biçak shokun e tij në oborrin e shkollës së mesme "Mustafa Hoxha' në Cakran të Fierit, pas një sherri të nisur në Snapchat, prindërit shprehen të shqetësuar për sigurinë në shkolla.
Për Report Tv, ata kanë pohuar se sherre me grushta kanë ndodhur edhe më parë, madje nxënësit kanë rrahur edhe mësuesit. Ata thonë se shembulli i parë i dhunës në këtë shoqëri është parlamenti.
‘Shumë shqetësuese dhe dëgjova se policia kishte thirrur prindërit dhe asnjë reagim. Nuk e di se çfarë do të bëhet. Në këtë shkollë mesa di është rasti i parë që ka ndodhur’, tha një prindër.
‘Institucioni i parë është parlamenti që i bënë ata të dhunshëm, aty përdoren shprehjet më banale nga të gjitha institucionet që janë në Shqipëri. Nuk është hera e parë, por s'janë bërë publike. Kanë rrahur edhe mësuesin, janë bërë bashkë 3 ose 4 cuna dhe kanë rrahur mësuesin. Unë e kam shtëpinë këtu afër shkollës dhe informohen për ato që ndodhin’, tha një tjetër.
Lajmi kryesor:
Fier/ 17 vjeçari plagoset brenda në korridorin e gjimnazit në Cakran, u përlesh me një bashkëmoshatar pas sherrit në Snapchat
S.B/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.1%
-
Të gabuar
25.1%
-
Nuk kam mendim
11.9%
Vota total: 4343
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fier/ Kamionit të Ndërmarrjes së Ujitjes dhe Kullimit i plas goma gjatë ndërrimit, plagoset rëndë drejtuesi! (VIDEO)
17 Janar, 14:58
-
Vranë dhe grabitën të moshuarin në Mallakastër më 2022-in, Prokuroria e Fierit çon për gjykim 3 autorët
17 Janar, 11:34
-
Qytetarët e Fierit në protestë para Kadastrës: Zvarritje, kemi 30 vite që presim për të marrë certifikatën e pronësisë
17 Janar, 10:22
-
Ktheu lokalin në bazë për shitje droge e vënien e basteve sportive, në pranga pronari në Patos (EMRI)
17 Janar, 09:51
-
Ervin Salianji feston ditëlindjen në qeli, Ina Zhupa: Sot nuk është me demokratët, qëndron atje si i burgosur politik
16 Janar, 19:43
-
Lushnjë/ Ndalohet 35-vjeçari në fshatin Dushk, kanosi me armë zjarri të riun pranë banesës së tij (EMRI)
16 Janar, 15:27
-
Lëvizjet paraelektorale në PS/ Erion Braçe largohet nga Divjaka, Rama i ofron njësinë nr.5 në Tiranë
16 Janar, 13:21
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, makina përplas nga mbrapa automjetin e tonazhit të rëndë, plagosen burrë e grua
14 Janar, 19:10
-
Aksident në Fier-Patos, makina del nga rruga dhe përfundon në kanalin anësor (VIDEO)
13 Janar, 16:00
-
Moti i keq në Lushnjë/ Qindra hektarë tokë bujqësore nën pushtetin e ujit
13 Janar, 09:32