Rusi, lirohet nga paraburgimi aktori Pavel Ustinov

Rusi, lirohet nga paraburgimi aktori Pavel Ustinov

Një gjykatë në Moskë urdhëroi të premten lirimin e aktorit Pavel Ustinov, i cili u arrestua nën akuzat për plagosjen e një oficeri policie gjatë një proteste të opozitës më 3 gusht. Arrestimi i tij nxiti protesta publike në Rusi. Pavel Ustinov e ka hedhur poshtë si të pavërtetë këtë akuzë duke e apeluar çështjen.

Aktori 23 vjeçar i dënuar me burg për tre vite e gjysmë, tha se nuk kishte marrë pjesë në protestë, një nga disa të mbajtura për të kërkuar zgjedhje të lira në kryeqytetin rus.

Gjykata vendosi të premten që Pavel Ustinov të lirohet nga paraburgimi deri në shqyrtimin javën tjetër nga një gjykatë më e lartë të akimit që ai ka bërë ndaj vendimit për dënimin më 3.5 vjet burg.

Pavel Ustinov është një nga disa personat e arrestuar në lidhje me një seri protestash politike që u ndezën këtë verë pasi kandidatët e opozitës u ndaluan të marrin pjesë në zgjedhjet vendore në Moskë. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin