Sherri me tre të plagosur në Mamurras, Gjykata lë të lirë policin dhe dy kushërinjtë Fufi! Në burg vetëm Nikoll Fufi

Gjykata e Kurbinit ka vendosur sot masën "detyrim paraqitje" për policin David Medani, i cili plagosi tre persona, gjatë sherrit tre ditë më parë në Mamurras. Po ashtu "detyrim paraqitje është dhënë edhe për Rudolf dhe Gjon Fufin, të cilët dhunuan policin Medani. Ndërkohë është lënë në burg vetëm Nikoll Vorfi (Fufi), i cili mbeti i plagosur gjatë sherrit. Atij i është komunikuar masa e sigurisë në spital, ku po kurohet si pasojë e plagës së marrë në këmbë.

Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë, ku u konfliktuan polici David Medani me Rudolf Fufin, Gjon Fufin dhe Nikoll Vorfi (Fufi), këta dy të fundit vëllezër. Gjithçka ndodhi në mes të qytetit, ku gjatë konfliktit, polici Medani plagosi aksidentalisht 2 kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë, Nikoll Fufin. 2 policët Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj morën plagë në këmbë, ndërsa ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Si nisi përplasja

Gjithçka filloi gjatë një kontrolli të efektivëve në lokalin e F.L. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit. 3 policët, David Medani, Ilir Zeka dhe Flamur Lleja, gjatë paradites së të mërkurës, kryen kontroll në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit L.F. për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit, por kanë hasur në kundërshtimin Nikoll Vorfi (Fufi), i cili u shoqërua më pas në polici për sqarimin e situatës dhe më pas është lënë i lirë. Por ngjarja nuk është lënë me kaq, ku Nikoll Vorfi së bashku me Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin kanë pritur që efektivët të ndërronin turnet e shërbimit dhe u kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, punonjësi i policisë David Medani i cili në kushtet e vetëmbrojtjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe pasi i ka paralajmëruar ata, ka përdorur armën, në fillim duke gjuajtur në ajër dhe pastaj nga goditja me sende të forta e shtetasve, ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur shtetasin Nikoll Vorfi dhe dy kolegët e tij Ilir Zeka dhe Flamur Lleja.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:19
Dhunuan efektivin e policisë, lihen të lirë Gjon Fufi dhe Rudolf Fufi

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën ‘detyrim paraqitje’ për Gjon Fufin dhe Rudolf Fufin, të cilët dy ditë më parë dhunuan efektivët e policisë. Ndërsa për Nikoll Fufin (Vorfi) masa do të zhvillohet në spital.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve

Hapa pas për titullin, Klopp: U kërkoj falje tifozëve