Plagosja e 30-vjeçarit mbrëmë në Korçë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

Plagosja e 30-vjeçarit mbrëmë në Korçë, identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 autorët

Igli Qani

KORÇË- Pa kaluar 24 orë nga ngjarja, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët të cilët plagosën pas një sherri, 30-vjeçarin Igli Qani. Mësohet se janë shpallur në kërkim L. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq, E. D., 27 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë dhe E. N., 20 vjeç, banues në Korçë.

Burime zyrtare nga uniformat blu bëjnë me dije se 3 të rinjtë janë konfliktuar fillimisht fizikisht me Qanin, më pas e kanë goditur me sende të forta dhe armë. Për pasojë, 30-vjeçari ka mbetur i plagosur dhe aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Qani është një person me precedentë të mëparshëm penal, ku në gusht të 2019 është arrestuar për armëmbajtje pa leje. 

Ndaj autorëve rëndojnë akuzat për veprat penale "Vrasja me dashje" mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit".

Igli Qani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet

Ish kreu i ARRSH-së dhe dy ortakët do hetohen në 'arrest me burg'! Apeli i GJKKO rrëzon ankimimet