Plagosja e 52-vjeçarit në Dukagjin, Policia jep detaje për dinamikën e ngjarjes: Nuk iu bind urdhrit të RENEA-s për të ndaluar dhe tentoi të largohej

 

Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e 52-vjeçarit Ardian Narkaj, i cili u qëllua me snajper nga forcat RENEA, gjatë aksionit për arrestimin e tij. Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi  të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar "Bratosh".

Sipas Policisë, RENEA zbarkoi në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur "Gropat e Vrinit" në Bratosh, dhe rrethuan një stan bagëtishë ku fshihej shtetasi Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t'u dorëzuar.

Ai nuk iu bind urdhrit të policisë, por tentoi të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor.

Policia sqaron se Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar, por Narkaj ka tentuar të largohet dhe për pasojë  Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë. 

Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.


Lajmi kryesor:

Dukagjin/ Në kërkim për vrasje të dyfishtë, RENEA plagos me snajper 52-vjeçarin! Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe me armë në dorë tentoi të largohej


/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën në Lindjen e Mesme

Sulmi ndaj Izraelit, Irani siguron Kinën: Nuk përshkallëzojmë situatën në Lindjen e Mesme