Policia ka dhënë detaje në lidhje me plagosjen e 52-vjeçarit Ardian Narkaj, i cili u qëllua me snajper nga forcat RENEA, gjatë aksionit për arrestimin e tij. Policia bën me dije se në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar "Bratosh".
Sipas Policisë, RENEA zbarkoi në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur "Gropat e Vrinit" në Bratosh, dhe rrethuan një stan bagëtishë ku fshihej shtetasi Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t'u dorëzuar.
Ai nuk iu bind urdhrit të policisë, por tentoi të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor.
Policia sqaron se Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar, por Narkaj ka tentuar të largohet dhe për pasojë Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë.
Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pushkë me fishekë në fole gati për qitje.
Lajmi kryesor:
Dukagjin/ Në kërkim për vrasje të dyfishtë, RENEA plagos me snajper 52-vjeçarin! Nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe me armë në dorë tentoi të largohej
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.7%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2781
Lajme të tjera
-
Sherr në Shkodër, plagosen me thikë babë e bir! Kapet autori
23 Prill, 21:32
-
Vllaznia zhbllokon merkaton, klubi shkodran: 'Lufta' nuk zhvillohet vetëm në fushën e blertë
23 Prill, 11:00
-
Qatip Osmani optimist: Përmbysim Egnatian brenda 90 minutave dhe shkojmë në finalen e Kupës
23 Prill, 10:53
-
Malësi e Madhe, banesa dy katëshe u kthye në laborator droge! Në kërkim pronari, në hetim 5 punonjës të OSHEE-së (EMRAT+VIDEO)
23 Prill, 09:55
-
Në BE shfrytëzonte prostituta, paratë i investonte në Shqipëri, i sekuestrohen pasuritë Klodian Ndogajt! Mes tyre biznesi me vlerë 500 mijë euro
22 Prill, 12:14
-
Puka mbulohet nga dëbora, trashësia në qytet arrin 10-15 cm
21 Prill, 12:57
-
Rikthehet moti i keq/ Dëborë në Shkodër, Dibër e Fushë-Arrëz! Pezullohen lundrimet në Durrës e Lezhë! Përmbytje në Vlorë
21 Prill, 10:43
-
Financim nga qeveria, do rehabilitohen 5 shkolla në Shkodër, Rama: I ndryshojmë faqe infrastrukturës arsimore
20 Prill, 14:22
-
Shkodër, po riparonte apartamentin, 40-vjeçari rrëzohet nga kati i katërt i pallatit
20 Prill, 13:33
-
Shkodër, IKMT aksionin për shembjen e 11 lokaleve në rërë përgjatë bregdetit në Velipojë (VIDEO)
20 Prill, 10:28
-
Shkodër, i lagu me benzinë dhe i vuri flakën tre makinave, autori arrestohet një vit më pas (EMRI+VIDEO)
20 Prill, 10:19
-
Benet Beci dhe ministrja e Arsimit firmosin marrëveshjen për Kartën e Studentit
19 Prill, 15:22