Plagosja e Ina Mukës, Rama e puth në ballë: Sot niset për Stamboll, i premtova një ndeshje basketbolli (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama vizitoi mbrëmë në Spitalin e Traumës 15 efektivët e plagosur gjatë protestës së banorëve të Astirit. përpara parlamentit. Kryeministri takoi edhe efektiven Ina Muka, 24--vjjeçaren, që humbi dy gishta, duke tentuar të largojë një kapsollë që iu hodh në kokë. Rama shkruan në Facebook se ditën e premte (sot) Ina Muka do të niset për në Turqi ku do t’i nënshtrohet një operacioni. Rama thotë se i ka premtuar një ndeshje basketbolli sapo të marrë kontrollin mbi duart. Rama ka publikuar edhe një foto ku shfaqet duke e puthur Ina Mukën, ndërsa në videon e publikuar shihet kryeministri pranë saj.

Shkruan Rama:

Ina është një vajzë fantastike, që i përballon me buzëqeshjen e njeriut superkurajoz pasojat e krimit brutal mbi të. Në Policinë e Shtetit ajo s'ka hyrë për të bërë një punë, po për një pasion të ushqyer me nota të larta në shkollë, e me stërvitje të përditshme në vijim. Sapo i thashë se gjithçka po bëhet gati për një operacion të gjatë e të vështirë në Stamboll dhe do ta nisim nesër.  Më kërkoi t'i premtoj se kur të rimarrë kontrollin mbi duart, do të bëjmë një ndeshje.  Patjetër Ina, të shkuara dhe krenar për të.

Kryeministri Edi Rama duke puthur në ballë policen e plagosur

Kjo është vizita e dytë e Ramës në pak orë brenda ambienteve të spitalit, pasi Kryeministri shkoi për të parë mesditën e sotme 15 efektivët e plagosur gjatë protestës së dhunshme të banorëve të Astirit. Gjatë kësaj vizite, ai u përball edhe me një incident ku një protestues tentoi ta qëllonte me këpucë. Në protestën e sotme u plagosën 15 policë dhe 3 qytetarë si dhe u shoqëruan 25 persona. Në gjendje më të rëndë është Ina Muka, policja 24-vjeçare e cila humbi 2 gishta pasi një kapsollë i plasi në dorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 23/11/2018 16:12

    Kjo vajz bën krenar çdo shqiptar. Te shkuara moter. E thot populli;më shpejt shërohesh se sa martohesh. Vajze trime.

    Përgjigju
  • Lulushi: 23/11/2018 14:07

    O opozite! O sali ,o lulush ! Po vrisni e po prisni dynjane vetem per pushtet ! Kurre mos ua pafshim surratin,ju ini fatkeqesia e keti kombi! Te shkuara Ines !

    Përgjigju
  • Begu: 23/11/2018 09:35

    Cila eshte kjo opozite kriminele?!Kjo qe tete vjet vodhi,vrau e shkaterroi cka mundi.Ja deshmia!?Kjo eshte opozta qe te paligjsine kekron me dhune ta shendrroje ne ligj.Kjo eshte opozita qe "synon" te qeverise kete popull e kete vend, qe kudo shkon e kudo gjendet, e shan, e baltos dhe vjedh dh e vret?!Kjo opozite kerkon "besimin e sovranit"Arbiter,urdhero!!E ke "pergjegjesine e kekruesit te ndershem", E ke "ndergjegjjen e tij te paster" se do te sherbej(vjedh e vret) ndershem.

    Përgjigju
  • Rrema: 23/11/2018 03:55

    Uauuuu ja PASKA qefi gjatoshit te shiko ka nje ndeshje basketbolli me 24 vjecare

    Përgjigju
  • Tasimi: 23/11/2018 03:51

    O. Rroku edhe ty po te marrin shtepine do presesh e do VRASESH fai eshte I ministrit LESHI qe vuri femrat ne radhe te pare me protestuesit sa per ramen eshte show e RADHES DHE SLLOGANIN FAIN E KA OPOZITA MJERE VAJZA QE NGELI PA GISHTA ESHTE PER TE ARDHUR KEQ SHERIM SE SHPEJTI DO ISHTE ME MIRE QEVERIA RAMA TA KURONTE VAJZEN NE USA OSE GJERMANI DHE JO TE IDHULLI I RAMES ERDOGAN

    Përgjigju
    • Fofo: 23/11/2018 08:02

      Thjedht e habitshe si marrin fryme vemje si ti. Si te len Zoti gjalle ty. Ishalla ne koke te vajzes tende!!!!

  • Faik: 23/11/2018 00:11

    RESPEKTE Oficeres INA MUKA dhe Shërim sa më të shpejtë . Kurse ti 'Fyell' Kryeministër lëre Lojën e Basketbollit, por kryej detyrën sepse LULI HAJDUTI dhe VRASËSI bashkë me CO , duhet të ishin sot në BURG , dhe JO rrugëve sepse ka RREZIKSHMËRI për Popullin Shqiptar ! Èshtè mè mirè tè Zhdukesh nga PSja ! Ik me nder dhe hapi krahun ERJON VELISË , sa NUK është Vonë , sepse ne SOCIALISTËT e Ndershëm dhe të Thjeshtë , do të nxjerim me Shqelma nga Zyra ! NEVERI për ty Kryeministër ! ZORAN ZAEV me një Qeveri Kualicioni Paçavure e bëri GRUEVSKIN të ARRATISEJ nga Vendi i tij , edhe pse Krimet e GRUEVSKIT në MAQEDONI, NUK Janë as 2% e KRIMINELËVE HAJDUTËVE dhe KRYEKUSARËVE të PDsë dhe LSIsë HAJDUTËRISË

    Përgjigju
  • Liku: 22/11/2018 23:37

    Sherim te shpejte vajzes. Ky eshte shtet absurd. Un kam disa pyetje: 1. A e shkel ligjin qeveria duke kompensuar me leket e mia si taksapagues i rregullt disa persona pa asnje dokument pronesiet?? 2. A mban pergjegjsi kush qe ketyre banoreve i eshte marre çdo takse tesh 20 e ca vite?? 3. Pse un duhet te paguaj per te persekutuarit kur un nuk kam faj se nje diktator i denoi me pa te drejte?? 4. Pse duhet te vazhdoj te paguaj un,nje njeri qe kurr nuk shkela ligjin?? Tani po ju them se jam shum me i zgjuar se ata banore qe protestojne aty,por kurr ne jeten time,si nga ana e kultures apo dhe edukates qe me kan dhene prinderit nuk kam menduar ndonj çast te vij ne Tirane si zaptues tokash. Se per zgjuarsi do e beja para atyre banoreve.

    Përgjigju
  • Qenami: 22/11/2018 23:11

    Ta gezoje Iphone-n çupa

    Përgjigju
  • rroku: 22/11/2018 22:42

    Z. KRYEMINISTER KUR ISHE NE OPOZITE 4 TE PA FAJSHEM TI VRANE DHE DREJTESIA NUK VAJTI NE VEND, TANI PO VRASIN SHTETIN PO SALIU DHE LULI DHE SHTETI NUK PO REAGON. PSE ME RRUMPALLEN E MULIT, BALLIUR E REMBYTHJEVE TE TJERE DO VAZHDOJME.

    Përgjigju
    • Njeriu i protestave: 22/11/2018 22:58

      Ooo rob i trshe shkon bo shurren Servil m..i

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë

Godina e re për Bashkinë e Kamzës, anulohet tenderi mbi 8 mln lekë