
Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për tensionet që janë krijuar ditëve të fundit në pjesën veriore të Kosovës, dhe ka thënë se i konsideron këto tensione si rezultat të veprimeve nga të dyja anët.
“Kjo është natyrisht shumë serioze dhe është pikërisht rezultat i përshkallëzimit, të cilin po e shohim javëve të fundit. Është po ashtu vërejtje se si veprimet e të dyja anëve çojnë deri te kjo situatë” ka thënë një zyrtar i BE-së në kushte anonimiteti.
“(Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit) EULEX tashmë është duke ndihmuar Policinë e Kosovës, pas dorëheqjeve masive. Italia, për shembull, ka dërguar përforcime para disa javësh. Kemi thënë në prononcimet tona se EULEX-i është reaguesi i dytë i sigurisë që ndihmon Policinë e Kosovës, por ky mision nuk mund të kompensojë 100 për qind hapësirën e zbrazët që është krijuar me largimin e policëve me përkatësi etnike serbe”.
Sipas këtij burimi, EULEX-i është duke bashkëpunuar në terren edhe me misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR.
Lajmi kryesor:
Persona të maskuar në veri të Kosovës plagosin një polic! Osmani: Vepër kriminale e Beogradit! Brnabiç: Do rikthejmë trupat serbe
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se do zbulohet pronari i 400 mijë € të vjedhura nga pastruesja?
-
Po
42%
-
Jo
52.8%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 193
Lajme të tjera
-
Rihapet Aeroporti i Prishtinës! Kërcënimi për bombë rezulton i rremë
6 Shkurt, 17:09
-
Brnabiç kërkon falje që Kosova u cilësua Republikë: S’mund të flija mbrëmë nga ajo gafë, përdoret nga opozita
6 Shkurt, 12:01
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Kurti: Perëndimi të mos bëjë presion për Asociacionin
6 Shkurt, 10:36
-
24 vjet nga Konferenca e Rambujesë, takimi i Parisit që zgjidhi krizën në Kosovë
6 Shkurt, 07:54
-
Qeveria e Serbisë në komunikatën zyrtare e pranon Kosovën Republikë
5 Shkurt, 19:53
-
Dodik: Kurti vazhdon të destabilizojë situatën në Ballkan! Nuk respekton marrëveshjet e firmosura
5 Shkurt, 17:01
-
Vjosa Osmani: Negociatat me Serbinë kanë ngecur për fajin e tyre, nuk shkëmbehet territori me dikë që ka bërë gjenocid me popullin tënd
5 Shkurt, 14:11
-
Ilir Yzeiri: Kosova nën kryqëzimin e “Fuoco D’Amico”
5 Shkurt, 11:18
-
Albin Kurti: Të kërkosh ‘Asociacionin’ pa e njohur Kosovën, si të serviresh kafe pa filxhan
4 Shkurt, 18:41
-
Kurti diskuton propozimin e BE-së me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Serbi
4 Shkurt, 18:11
-
Kosovë, askush plotësisht i kënaqur me Projektligjin për lirinë fetare
4 Shkurt, 17:35
-
Incidente e fajësime reciproke mes qeverisë e opozitës në Serbi
4 Shkurt, 14:16