Qëlloi me armë 37-vjeçarin! Autori vendos të dorëzohet pasi u rrethua nga policia (Detajet)

Ardian Kola

LEZHE-Report Tv zbardh shkakun e konfliktit që përfundoi mbrëmë në të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur pranë Katedrales. I plagosur mbeti Ardian Kola 37-vjeç, ndërsa autori 22-vjeçar Aleksandër Dedgjonaj është vënë në prangat e policisë. Pas rrethimit nga forcat e policisë në zonën e pyllëzuar të fshatit Troshan, ai është dorëzuar. 

Dy personat njiheshin, pasi i kanë bizneset ngjitur me njeri tjetrin. Report TV mëson se i plagosuri dhe autori fillimisht janë konfliktuar fizikisht më pas ka marrë armën.


Dy personat janë konfliktuar për parkingun, pasi i kishin dyqanet ngjitur. Pas sherrit Kola u qëllua me armë zjarri në këmbë nga Dedgjonaj, i cili ka qenë duke lëvizur me makinë.

I plagosuri ka një biznes që jep makina me qira ndërsa autori dyqan celularesh.

d.ba./m.v./Shqiptarja.com
Komento

Komente

  • shperthyesi: 11/09/2019 12:35

    loku loku ...

    Përgjigju
  • Fredi: 11/09/2019 09:30

    Egërsira neandërtalë osmanësh! Pronarë dyqanesh? Mos vallë janë proleshë leshësh? Mjerë kush punon për osmanë të tillë gjakatarë! Plasini brënda të rivijë qetësia! Brënda!

    Përgjigju