Plagosje me armë zjarri në Peqin, 31- vjeçari i arrestuar një vit më parë për grabitje në banesë

PEQIN- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të premte në Peqin, ku një person 31- vjeçar ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është identifikuar si Besmir Hakballa. Ai është dërguar në fillim me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por më pas është drejtuar drejt Traumës.

Është jashtë rrezikut për jetën dhe policia po heton për shkaqet e plagosjes. Nga ana e bluve është bërë i mundur identifikimi i autorit me iniciale A.M., ku vijon puna intensive për kapjen e  tij.

I plagosuri ka qenë i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e banesës së personit Skënder Zeqiri rreth një vit më parë në Peqin, ku në bashkëpunim me dy të tjerë grabitën 65 milionë lekë të vjetra në lagjen Xhami.

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Im: 29/05/2020 23:16

    Per grabitje ne shtepi prap i lire per dy muaj? ¿???????

    Përgjigju
  • Hajde gallat shqiperije: 29/05/2020 21:16

    Vikimen e japin me emer dhe mbiemrin kurse autorin. Osht me inicjale thojn. A. M hhaaaaa hahahahaha gallat Pse ja japin emrin autorit de do lirohet mbas nje jave hahahahaha klm e u rrujt zoti na sherbet e castit de jon bo rob me kobure me brest e mbajn pertu mbrojt nga virusi . E padashje I del njeri perpara hahahahaha

    Përgjigju
    • Miri: 29/05/2020 22:23

      Ik ore gërdallë hajvan nuk di se c shkruan, dhe ver ndonje shenje pikesimi se na nxore syte!

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia

Çeki: Zbulohet një rrjet propagande i financuar nga Rusia