Anëtari i bandës së Niklës i shpëton atentatit, i vrasin hallën në derë të shtëpisë (VIDEO)

Anëtari i bandës së Niklës i shpëton atentatit, i vrasin hallën në derë të shtëpisë (VIDEO)

KRUJE - Vritet në një atentat për hasmëri ndaj Mariglen Hakës, halla e njërit prej anëtarëve të bandës së Niklës, ndërsa i ka shpëtuar atentatit dhe ka mbetur i plagosur rëndë me armë, shënjestra, i arrestuar në 2018-ën në operacionin e bujshëm të forcave RENEA që rrethuan fshatin e Fushë-Krujës duke zbuluar armatime, municione e drogë.

Mariglen Haka mbeti i plagosur me armë pak para mesnate teksa ndodhej në derën e shtëpisë, ndërsa plumb mori edhe halla e tij. Shpresa Basha ndërroi jetë në spital, ku nuk mundi t'i mbijetojë plagëve të marra.

Report TV përcolli pamjet ekskluzive teksa të plagosurit mbërrijnë në urgjencën e spitalit të Traumës, ku i solli me makinë private, Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Edhe vetë Valter Bami është pjesë e grupit të arrestuar të bandës së Niklës në 2018-ën. Dyshimet e para të policisë, janë se kemi të bëjmë me një atentat të mbetur në tentative për motive hasmërie. "Grupi hetimor po punon për  identifikimin e autorëve dhe sqarimin  e rrethanave të ngjarjes", thotë policia në një njoftim paraprak për ngjarjen.

Vrasja e biznesmenit te kromit per te marre haken e vellait

Mariglen Haka nuk është një emër i panjohur për Policinë pasi në 13 qershor 2011 është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e Bllokut. Haka u tha në atë kohë se kishte vrarë biznesmenin pasi dyshonte se ai ishte i përfshirë në vrasjen e vëllait të tij, Roland Haka, në vitin 2004.

Banda e Nikles

Mariglen Haka është pjesë e grupit të Niklës, arrestuar më herët më 12 shtator të vitit 2018. Në prill të këtij viti Gjykata e Krujës ka dënuar me 1.6 vite burg Mariglen Hakën, nga 2.6 vite heqje lirie që kishte kërkuar prokurori i çështjes. Pjesë e këtij grupi ishte edhe Valter Bami, vëllai i Durim Bamit, i cili ishte dënuar me 1 vit burgim. Është pikërisht personi që shoqëroi në spital të plagosurit. Haka dhe Bami akuzohen si pjesë e një grupi që kishin armatime dhe municione luftarake pa leje si dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Ata janë arrestuar gjatë një aksioni që reparti RENEA dhe FNSH bënë në fshatin Nikël duke arrestuar në mesnatë 4 persona.

Durim Bami është personi që u dënua  me 8 muaj për kallëzim të rremë ndaj atentatit të ish-deputetit Tom Doshi.

Mariglen Haka

Nadien Zeneli

Anetaret e grupit te arrestuar ne 2018

Lutfi Haka 
Marklen Haka 
Skënder Leza 
Valter Bami 
Ylli Cangu 

Mberritja e te plagosurve, i solli ne spital Valter Bami

1569102567_durimimerreth.jpg

Momenti kur del nga makina private i plagosuri, e shoqeron per ne urgjencen e Spitalit te Traumes vellai i Durim Bamit, Valter Bami

G.M./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 22/09/2019 10:47

    Shum gabim që në mes të policëve ka edhe civilë qoftë dhe të afërm pervec policeve civile (nqse ka), dhe bluzave të bardha... O SHTET PA SHTET, KUR KA SHOQERIM POLICOR NË NJE MJEDIS APO AMBJENT KUDOQOFTE AI, NUK MUND TË RRIJNE CIVILE PRANË POLICEVE. RUAJTJA E DISTANCES I NGRE DHE I JEP POLICISE AUTORITET. SHIKONI NË VENDET E ZHVILLUAR, ATY KU KA PREZENCE POLICORE NUK SHIKON KURRË CIVILE. CIVILET RRINE LARG PERIMETEIT QE POLICIA VENDOS. TË VETMIT CIVILE QE DUHET DHE MUND TE QENDROJNE PRANE POLICEVE JANË POLICET CIVILE DHE MJEKET, ASKUSH TJETER!

    Përgjigju
    • Komisar: 23/09/2019 00:37

      Po po o frediii.... ti qenke si protokoll i policise se shtetit... qe ta kuptosh perimeter behen vetem per zona te sekuestruarw apo zona krimi. Aty kemi te bejme jo me nje kriminel po pacienti i cili eshte paraqitur ne spital me plage te armesh zjarri dhe ne kete moment merret ne dorezim nga mjeket jo nga policia!!! Po kur sdini mos flisni se eshte turp....

  • Emi: 22/09/2019 00:15

    Popull derr nje ane tu ra termete e nje an tu vra me njeri tjetrin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës

Shkodër, ishte larguar nga shtëpia disa ditë më parë, gjendet trupi i pajetë i 49-vjeçarit në ujërat e Bunës