Plandemik, teoria e re e madhe e komplotit: Të pasurit e botës kanë përhapur koronavirusin

Plandemik, teoria e re e madhe e komplotit: Të pasurit e botës kanë përhapur koronavirusin

Një teori e re e komplotit është duke u përhapur me shpëjtësi në botë, kryesisht në SHBA, sipas së cilës të pasurit e botës janë ata që kanë përhapur koronavirusin me qëllime të caktuara.

Teoria e re i shtohet kështu listës së gjatë të asaj që njihet si ‘Protokolli i Parësisë së Sion-it’ (Organizatë e fshehtë e themeluar më 7 maj 1956) 

A keni dëgjuar ndonjëherë për Plandemik?

Në një video të gjatë në internet që u bë virale dhe në një libër të sapo botuar që u bë një nga bestsellerët më të shitur, teoria e re Plandemic mbledh së bashku një seri teorish konspirative të cilat thonë se koronavirusi është përhapur nga të pasurit e botës për të rritur shkallën e vaksinimit.

Në mesin e pretendimeve të ndryshme pa ndonjë mbështetje shkencore, ekziston edhe ideja që veshja e maska ​​jo vetëm që nuk na mbron nga koronavirusi por është edhe "e dëmshme"; se mbyllja e plazheve është një gabim sepse ka mikrobe shëruese në ujë. Teoria e Plandemic gjithashtu spekulon se numri i vdekjeve ka qenë i fryrë ad hoc për të rritur kontrollin e popullatës.

Autori i videos Plandemik është Judy Mikovits, një biokimist që ‘ra nga froni’ i Komunitetit shkencor pas një skandali në vitin 2009 për një studim (i botuar dhe më pas tërhequr nga ‘Science’) që lidhi sindromën e lodhjes kronike me një retrovirus nga macet. Shkenca atëherë tregoi se nuk kishte asgjë të vërtetë dhe se studimi nuk i plotësonte standardet shkencore.

Video e Plandemik është hequr nga platforma e Facebook, Youtube dhe Vimeo.

Sipas një zëdhënësi të Vimeo, i cituar nga Washington Post, "video është hequr për shkelje të politikave që ndalojnë informacionet mashtruese dhe të dëmshme për shëndetit publik."

Por për ata që duan të binden se komploti ekziston, heqja e videos nga platformat video nuk është gjë tjetër veçse një konfirmim i ekzistencës së Plandemic

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Diskutohen termat e kontratës, Bayern Munich ul në stol trajnerin veteran

Diskutohen termat e kontratës, Bayern Munich ul në stol trajnerin veteran