Plani i ri 3 vjeçar Rajonal: Krijimi i një klasteri ballkanik për industrinë e makinave

 Ministria e Financave publikoi së fundmi planin e bashkëpunimit rajonal në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor për tre vitet në vazhdim 2021-2023, sipas të cilit synohen që vendet të zhvillojnë një klastër për industrinë europiane të makinave.

Plani synon që prodhimi i pjesëve të automjeteve të përfshije të gjitha vendet e Ballkanit.

Mundësitë e zhvillimit të klasterit për pjesët e makinave janë zhvilluar me asistencën e Bankës Botërore, e cila ka studiuar avantazhet për secilin nga vendet. Shqipëria është konsideruar konkurruese për prodhimin e sistemeve elektrike, kabllove, tapicerive. Psh shembull fabrika e prodhimit te telave dhe përçuesve në Shkodër mund të kthehet në funksion.

Kriza aktuale prodhimit në Kinë dhe kostot e larta të transportit do të rrisin presionin për të zhvilluar prodhimin në Europë dhe kjo situatë e favorizon krijimin e klasterit rajonal.

Aktualisht Serbia dhe Maqedonia e kanë të zhvilluar industrinë mbështetëse të automobilave, ndërsa Shqipëria ka më pak eksperiencë më shumë pak kompanie që operojnë këtë sektor. Por prej katër vitesh kompania gjermane Forschner operon tashmë edhe në Shqipëri në sektorin e fasonerisë, në prodhimin e sistemeve kabllore për automjetet.

Plani synon që Rajoni të jetë në gjendje të zhvillojë prodhimin e pjesëve për makinat elektrike si industria e së ardhmes.

Strategjia e re tre vjeçare thekson se një bazë e fortë ekonomike mbetet një përcaktues kryesore e prosperitetit në të ardhshëm dhe e vendos Ballkanin Perëndimor në bazën e interesave të Europës. Pandemia Covid-19 e ka përshpejtuar më tej ambicien drejt një integrimi më të madh rajonal, duke treguar lidhjet e rëndësishme midis tregjeve në rajon, si dhe midis ekonomive të BE-së dhe Ballkanit.

Gjatë këtyre kohërave sfiduese, rajoni punoi së bashku për të krijuar me shpejtësi dhe me efikasitet pikat e përbashkëta të kalimit doganor, duke siguruar tregtinë pa pengesa të mallrave gjatë gjithë krizës.

Iniciativa “Green Lanes” është një shembull i suksesshëm që motivon rajonin për të ndërmarrë nisma të reja rajonale që synojnë afrimin e Ballkanit Perëndimor me tregun e brendshëm të BE-së.

Plani tre vjeçar synon gjithashtu zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe nisma që frenojnë ikjen e “Trurit”. Synohet të krijohet një iniciativë Rajonale të Transferimit të Dijes së Diasporës për të shfrytëzuar potencialin e diasporës së rajonit dhe për të inkurajuar qarkullimin e trurit;

Zbatimi i planit tre vjeçar do të do të realizohet në bashkëpunim me strukturat ekzistuese rajonale dhe ndërkombëtare, ku kryesore janë sekretariatet e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal dhe të CEFTA.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal do të mbështesë zbatimin e veprimeve që synojnë të rrisin atraktivitetin e rajonit tek investitorët e huaj dhe të integrojnë Ballkanin Perëndimor në zonën dixhitale pan-evropiane, të përmirësojnë bazën industriale dhe infrastrukturat e inovacionit, të avancojnë drejt të lirë lëvizjen e njerëzve dhe kapitalit./Monitor

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush pas zhvillimit të dy Kuvendeve PD do të jetë?



×

Lajmi i fundit

John

Bislim Ahmetaj në ‘Repolitix’: Berisha gaboi që vendosi Bashën në krye të PD! Artur Roshi: Ish-kryeministri komunist, s’ka të drejtë morale për të drejtuar PD-në