Plani i SHBA-së për ndalimin e emigrantëve të dyshuar me Covid-19 (VIDEO)

Administrata amerikane po merr në konsideratë moslejimin e kthimit të shtetasve amerikane dhe residentëve nëse ata janë të dyshuar se janë infektuar me Covid-19.  Deklarata u dha nga një zyrtar i lartë amerikan për agjensinë e lajmeve Reuters, por theksoi se drafti  nuk ka përfunduar ende dhe mund të ndryshojë.

Donald Trump ka krijuar një seri kufizimesh gjithëpërfshirëse që nga fillimi i pandemisë duke pezulluar procedurat për disa lloje vizash dhe duke lejuar autoritetet kufitare amerikane që të dëbojnë emigrantët e kapur në kufi.

Reuters raportoi në maj se zyrtarët e qeverisë amerikane ishin të shqetësuar se shtetasit me dyshtetësi amerikane dhe meksikane, mund të zhvendoseshin  në Shtetet e Bashkuara nëse përhapja e koronavirusit në Meksikë përkeqësohej.

Draft rregullorja, e cila u raportua për herë të parë nga Neë York Times, do të publikohet së shpejti  nga Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. 

"Agjencive federale u është kërkuar të paraqesin reagime në lidhje me propozimin në Shtëpinë e Bardhë deri të Martën, megjithëse është e paqartë se kur mund të miratohet ose shpallet ajo", raporton  Times.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tir: 12/08/2020 21:05

    Do jem dakort me rexultatin e vettingut kur te sekuestrohen pasurite e tyre deri ne qindarken e fundit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund

Papa: Një paqe e negociuar është më mirë se një luftë e pafund