Platforma kombëtare e PD-së për daljen nga kriza ende në duart e ekspertëve

Partia Demokratike dhe aleatët e saj pritet që në ditët në vijim të prezantojnë platformën kombëtare për zgjidhjen e krizës politike në vend. "Sikur mund ta merrni me mend, tema kryesore ishte raporti i OSBE-së që rrëzoi farsën e 30 Qershorit. Është raporti i një ngjarje kriminale dhe një shtet normal do të bënte bazë për nisjen e veprave penale për shumë persona dhe institucionale, ndërsa ka treguar se në Shqipëri nuk ka shtet dhe institucione.

Raporti tregon se këtu ka rënë shteti, drejtësia dhe gjykatat. Këtu janë përfshirë të gjithë nga kryeministri tek KQZ, numëruesi dhe vëzhguesi. Në Shqipëri ka marrë fund shteti i së drejtës dhe raporti tregon se Rama ka varrosur shtetin e së drejtës. Sot ndeshemi me një shtet privat, kriminal dhe personal të Ramës. Prioriteti jonë është ti japim fund kësaj gjendje duke vendosur demokracinë dhe legjitimitetin.

E vetmja rrugë janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme me një qeveri tranzitore, që do të thotë se PS-ja duhet të marrë përgjegjësitë ku e ka katandisur vendin në drejtimin e kryepërgjegjësit, që duhet të largohet, nuk ka zgjidhje tjetër. Ndodhemi para një momenti kyc jo për atë që ka ndodhur por për atë që pritet që të ndodhë. Në më pak se një muaj e gjysmë KE do të gjykojë për negociatat. Negociatat nuk kanë shans të hapen me një Shqipërinë që nuk bën dot zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne kemi diskutuar për përgjegjësitë tona karshi shqiptarëve. Në respekt të këtyre përgjegjësive sikur kemi hedhur disa hapa, jemi gati të ofrojmë edhe një propozim apo platformë kombëtare për daljen e vendit, hapat që duhet të hidhen për daljen nga kriza. Duhet të kemi hapa të vendosur, ndryshime të thella politike, reformë të thellë zgjedhore dhe ndryshime të thella sa i përket shtetit të së drejtës. Por edhe për aksionin opozitar dhe faktorin politik për të angazhuar të gjithë faktorët e tjerë për idetë dhe vizionin për nxjerrjen e vendit nga kriza, politike, institucionale dhe ekonomike".

Ka qenë kjo deklarata që kryedemokrati Lulzim Basha bëri pas takimit me aleatët vetëm pak ditë më parë në 5 shtator. Burime për Report Tv tregojnë se platforma në fjalë është ende duke u shkruar nga ekspertë të kësaj force politike dhe mund të quhet dhe programi politik i kësaj force politike me ardhjen në pushtet. Platforma synon zgjidhjen e krizës politike, alternativat qeverisëse që opozita ofron dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 

Me miratimin e saj më pas pritet që demokratët ta diskutojnë edhe me aleatët për të mbyllur detajet e fundit dhe më pas pritet që ajo të prezantohet publikisht. Platforma kombëtare për zgjidhjen e krizës politike, që vazhdon prej muajit shkurt kur opozita mori dhe vendimin e djegies së mandateve, sipas burimeve të  Report Tv synon që ti ofrojë një alternativë ndryshe popullit shqiptar. Nga ana tjetër pritet që në javën në vijim opozita të mbajë dhe një qëndrim në lidhje me nisjen e protestave dhe denoncimet për disa kryetar bashkie të cilët kanë patur probleme me të kaluarën e tyre me drejtësinë.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • di ky shkerdhat cdo me then Platform ? hahah prostituta e Grekut: 14/09/2019 19:16

    Gjithcka qit nga goja ky shkerdhate serbie eshte Antishqiptare .

    Përgjigju
  • Arbëri: 14/09/2019 15:27

    Hahahahaha kriminelët e rrugës do bëjn rend, Po larg qoft ashtu si në ’97...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët

Morinë/ Qentë endacakë kthehen në problem për udhëtarët