Plazh 2020, 'lamtumirë' festa nate e schiuma party! Kush ofron shërbime 'i armatosur' me maska e doreza

Plazhi dhe sezoni turistik për 2020 do të jetë si kurrë më parë, ku asnjë turistë apo pushues nuk e kishte menduar ndonjëherë se do të ndodhte. Jo më festa nate, schiuma party dhe grumbullime e aktivitete në grup. Këtë deklaratë dha për Report Tv, drejtoresha e mjedisit dhe turizmit, Rovena Moçka e cila tha se nuk do të lejohen aktivitete që shkaktojnë grumbullime dhe që nuk ruajnë distancën fizike.

"Aktivitetet me schiuma parti, festa në lokale nate që nuk mundësojnë distancim fizik dhe qasjen e higjienës nuk do të zhvillohen në këtë fazë ajo që do të shohim në vijimësi si të mund të zhvillojmë aktivitete të ndryshme nga aktivitete masive që janë zhvilluar në të kaluarën duke qenë se janë të pamundshme në këtë periudhë pandemie. të gjitha aktivitete do jenë duke siguruar higjienën  dhe distancën", tha Moçka.

Edhe prania e çadrave në plazh do të jetë e përqendruar vetëm në ato hotelerie që kanë aplikuar dhe ndodhen në vijën bregdetare të plazhit pasi janë më lehtë të monitorueshme dhe kontrollueshme nga autoritete, ndërsa pjesa tjetër do të jetë plazh publik, ku ende është e paqartë se si do të vendosen çadrat dhe ruhet distanca mes plazhistëve.

"2020 nuk ishte një vit i zakonshëm, por duhet të qasemi me rregulla të reja. Të duhet të fillojmë të adoptohemi me kushtet e reja edhe në marrjen e shërbimet turistike. Ajo që ka ndryshuar është mënyra si duhet të menaxhojmë plazhin edhe atë publik. Duke qenë se do të kemi një armatë më të madhe të monitorimit të masave dhe njerëzve ka ndryshuar edhe mënyra se si do të jepen stacionet e plazhit ku prioritet kanë strukturat e qëndrueshme, ato hoteliere. Një shërbim i kontrolluar janë për hoteleritë në vijën e parë të plazhit, pasi këto struktura janë më të kontrolluara dhe më të monitoruara. E gjithë kjo procedurë por dhe e vendosjes së rregullave për operatorët turistikë  do të ndiqen nga komiteti i menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sezonit turistik", tha Moçka

Drejtoresha e mjedisit dhe turizmit, Rovena Moçka tha se të gjithë duhet të ruajmë distancën fizike dhe se të gjitha shërbimet e ofruara do të vijnë nga një personal i pajisur mirë me maska e doreza, ku hoteleritë dhe restorantet do të jenë nën monitorim të rreptë për të ofruar një higjienë maksimale.  

"Masat dhe dorezat janë të rekomanduar deri tani për personelin që ofrojnë shërbimet dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit. ajo është e rekomanduar në deri në ditët e sotme, por do të shohim në vijimësi të situatës", tha Moçka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 28/05/2020 18:55

    Bo po si do ja bejne lristat e haremit erotiko fashist te Jales per shkuma party. Vajzat lriste vdesin per tu hardallosur njecik ne shkuma party duke hipur me shalet me shkume ne qafen e hamshoreve me tatuazhe te frikeshme. Sa do merzitet Nafije dybeku i leshitlikes per kete mungese shkuma party.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot

Thoni lamtumirë një personi... Çfarë thonë yjet për ju sot