‘Plazh me mushkonja’, ankohen pushuesit në Shëngjin: Ministria e Shëndetësisë nuk kryen spërkatjet për insektet

Teksa sezoni turistik ka nisur dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, mushkonjat dhe insektet e tjera mbeten shqetësim edhe këtë vit në plazhin e Shëngjinit. Prania e madhe e tyre vihet re sidomos në orët mbrëmjes.

“E kemi problem natën këtu në shëtitore ka shumë mushkonja. Nuk dimë ccfarë të bëjmë si të mrbohemi?!”, tha një pushues.

Për të dytin vit radhazi nuk kryhet spërkatja e plazhe apo siç njihet ndryshe procesi i dezinsektimit. Pushuesit të shqetësuar thanë se me rritjen e temperaturave ushtria e mushkonjave do të shtohet.

“Po në mbrëmje kur dalim për ecje ka shumë mushkonja. Ambienti duhet të dezinfektohet se kudo ka mushkonja edhe në shtëpitë e plazhit”. Duhet bërë spërkatja se kur të rriten temperaturat do kete edhe më shumë”, thanë pushuesit.

Dezinsektimi i zonave turistike duhet të ishte realizuar në muajin Maj nga Ministria e Shëndetësisë dhe institucionet e saj të varësisë, ndaj Report TV kërkoi informacion nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, por hasi në refuzimin e drejtoreshës Zojë Zefaj.

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 10/06/2023 00:38

    Shengjini dhe jo vetem,keshtu kane vuajtur historikisht nga mushkonjat,por desha te kujtoj per zonen konkrete nje hist.te vjeter.Ishte koha e Xhaxhit dhe atehere i njejti problem,mblidhen nje grup pushuesish,mes tyre dhe babai im dhe shkuan e u ankuan te Kom.i partise te rrethit ne mos gaboj.Justifikim nxorren bleten ne ate kohe,po te benin sperkatje kunder mushkonjave,do te vriteshin dhe bletet megjithate ua mirekuptuan hallin.Kjo drejtoresha e sotme,znj.Zefaj nuk denjon te informoje as gazetaret,jo me popullin,apo te sperkase zonen!

    Përgjigju
  • Turizem: 09/06/2023 18:15

    Duhet avion me sperkatje pasi Po vjen korrik gusht plot turiste

    Përgjigju
  • Lui: 09/06/2023 17:10

    Po kryeministri pse nuk i terheq pak veshin ketyre?! Jo per gje, por behet gjithe ai promovim jashte dhe kur vijne turistet, gjeja e pare qe u ben pershtypje eshte pislleku. Sigurisht qe nje pjese e fajit eshte e jona, por dhe shteti duhet te beje ate qe i takon. Psh ne periudhen e sezonit veror qe shtohen turistet, duhet te marrin ne pune me kohe te pjesshme persona qe merren me pastrimin. Dhe ky problemi i dezinsektimit eshte turp qe nuk u be perseri. Biles une mendoj qe duhet pare penalisht kjo pune. Cili ka abuzuar duhet te merren masa administrative dhe pse jo penale.

    Përgjigju
    • Lui: 09/06/2023 22:35

      Ishte lapsus. Doja t thoja periudhen maj-shtator.

    • Lui: 09/06/2023 19:27

      Po pse te duket e cuditshem ty? Ndodh ne te gjithe boten kur ka nje periudhe pik, mund te punesohen njerez perkohesisht. Ne rastin tone, duhen pastrues per 3-4 muaj. Nuk mund te pergjigjen punonjesit e pastrimit qe gjate vitit kane 200 mije banore psh per Durresin, dhe gjate periudhes maj-qershor te mund te pastrojne per 400 mije qytetare. Merren ne pune njerezit, u caktohet hapesira qe duhet ta mirembajne dhe te marrin rrogen. Cfare nuk kupton ti ketu?! Apo cfare te duket e cuditshme?!

    • Po ashtu: 09/06/2023 18:42

      Fillo ti me kohë të pjesshme ose të plotë me pastrimin. Ku i shikon këta njerëz ti që të bëjnë si të do b.tha ty?

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit (EMRI)

Akuzohet për 'Pastrim të produkteve të veprës penale', Prokuroria Shkodër sekuestron pasuritë e paluajtshme të biznesmenit (EMRI)