Plazh në fund të shtatorit! Moti i ngrohtë rikthen pushuesit në Shëngjin: Uji i shkëlqyeshëm! Besnikë shqiptarët e Kosovës

SHËNGJIN- Plazhi i Shëngjinit u mbush plot me pushues këtë fundjavë të fundit të muajit shtator. Dielli i ngrohtë me temperatura deri në 30 gradë celsiusë riktheu pushuesit dhe vizitorët në këtë zonë turistike.

E gjithë vija bregdetare nga Rana e Hedhun deri në Kune ishte e populluar, ku dominonin shqiptarët e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre po kalojnë fundjavën në Shëngjin, por nuk mungonin as ata që kanë vendosur të bëjnë pushime në këtë periudhë, pasi e konsiderojnë vjeshtën si stinën më të mire për të bërë plazh.

"Për plazh, na favorizoi koha. Kemi bërë 1 orë not. Uji i shkëlqyeshëm, sikur ishte gushti, korriku njësoj. Kjo stinë është e mrekullueshme. Ne jemi në pritje për tetorin, se ne zakonisht bëjmë deri më 31 tetor plazh.

Gjithë verën e kalojmë këtej, sivjet kemi bërë plazh më shumë se asnjëherë tjetër. Kemi marrë kënaqësinë më të madhe nga ku vend. Plazhi është i jashtëzakonshëm, temperatura 26-27 gradë", shprehen pushuesit për Report Tv. 

Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, Shëngjinit nuk i kanë munguar pushuesit edhe gjatë muajit shtator dhe pritshmëritë pozitive janë edhe për tetorin, ku ditët me diell po shfrytëzohen maksimalisht nga pushuesit për të bërë plazh.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar