Plazheve të bukura të Himarës u mungojnë turistët, operatorët turistikë: Po punojmë me 50 % të kapaciteteve

Në zemër të Rivierës shqiptare, shtrihet Himara. Ndër vite një nga vendet më të preferuara nga turistët, këtë korrik po përballet me zbrazëtinë.  Plazhet e Himarës numëronin me mijëra turistë të ardhur nga çdo vend i botës, por sot gjetëm në plazh vetëm një portugez që ka mbërritur përmes një turi me biçikletë.

Egdar shprehet se Himara është një vend i mrekullueshëm e me njerëz mikpritës: "Unë udhëtoj me biçikletë...do të qëndroj këtu në Himarë për disa ditë. Vij për herë të parë dhe më duket shumë bukur. Mbërrita këtu përmes kufirit nga Kosova ndërsa destinacioni i radhës është Maqedonia e Veriut. Më pëlqen shumë këtu në Himarë, deti dhe njerëzit mikpritës".

Ndërsa pushuesit vendas të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, thanë se nuk e kanë parë ndonjëherë Himarën kaq të boshatisur.

"Më pak se vitet e kaluara, por duke se po lëviz pak. Çmimet janë më të ulta se vjet", tha një pushues. Ndërsa një zonjë nga Tirana shprehet se "Himarë është mrekulli dhe vij çdo vit. Pandemia e ka rralluar shumë lëvizjen".

 Çmimet dhe shërbimi kanë pak ndryshim, madje sipas tyre është më lirë se vitet e kaluara.

"Një apartament dhomë e kuzhinë 50 euro nata, është normale...nuk është asgjë", tha një pushues.

Operatorët turistik nga ana tjetër janë në kushtet e mbijetesës! Duke folur për Report Tv pronarët e hoteleve e restoranteve thanë se po punojnë me 50 për qind të kapaciteteve.

"As sa gjysma e punës që kemi patur vjet. Biznesi po shpreson të punojë të paktën një muaj. Baret e restorantet janë bosh! Plazhet bosh! Punojmë vetëm në fundjavë me pushuesit vendas. Vitet e kaluara s'ka krahasim me këtë vit. Këtu në Himarë, 70 për qind kane qenë turiste të huaj", tha pronari i një restoranti.

Shqetësimi më i madh për operatorët e turistike është mungesa e turistëve të huaj, pasi ata sillnin të ardhurat kryesore.

Himara, përpos detit të kristaltë ofron edhe histori, sajte arkeologjike, sporte malore e plot aktivitete të tjera.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Free: 12/07/2020 00:36

    i gjith bregdeti ne jug vuan nga nje mungese e theksuar kulture ne turizem. Cdo vit po i humb identiteti dhe shtohet makuteria. Te mbyt pislleku ne cdo cep , miza pa fund dhe asnje vend te kullosin femijet. Ke frik te ulesh ne nje restorante me femije te vegjel se skane bordura mbrojtese, gozhda neper derrasa, shazllone te ndyra me cmim europian dhe duan turizem.

    Përgjigju
  • Artur: 11/07/2020 22:11

    Ndoshta po te ulin cmimet absurde qe kane per shrbimin qelbesire mund te ikin njerzit. Ah se po harroja, dhe nje kurs edukate civile er te gjithe operatorer d te ishte mire.

    Përgjigju
  • Tosi: 11/07/2020 16:04

    Po Mihal kafsha qe tmerroi turistet spanjolle vjet si po shkon me bisnezin sivjet. A ka zene ndonje cope toke ne bregdet.

    Përgjigju
    • A. N.: 11/07/2020 20:04

      Po qendron bute sepse nuk ka spanjolle sivjet ne Shqiperi

  • Plazhisti: 11/07/2020 15:15

    Ankohen qe nuk kane pushuesa por tek Shkembi i Kavajes vijojne te zaptohen hapsirat publike nga privatet. Bashkia si cdo vit vazhdon tu jape te drejte hoteleve edhe pse i kane bosh dhomat. Nuk ke ku te ankohesh sepse kemi te bejme me bashkine e Durresit e cila vazhdon te jete me korruptuara e Europes.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 11/07/2020 14:43

    Vec Birisha ban turizem Ban turizem...Edvin Mafia pret e vret shqiptaret. Te cohemi te qerojme Edvin

    Përgjigju
    • Shpellari nga tropoja: 11/07/2020 17:01

      Nje dhurat per sali kriminelin .

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

Rusia dështon sërish në nismën për debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë