Plàcido Domingo kërkon falje dhe pranon se ka abuzuar seksualisht në Uashington dhe Los Angeles

Plàcido Domingo kërkon falje dhe pranon se ka abuzuar seksualisht në Uashington dhe Los Angeles

Tenori Plàcido Domingo, një nga legjendat e operës, u kërkoi sot falje viktimave të abuzimit të tij seksual dhe mori "gjithë përgjegjësinë" në episodet për të cilat ai akuzohet.

Deri në dhjetorin e kaluar, këngëtari i njohur kishte mohuar çdo akuzë, duke thënë se pretendimet për abuzim ishin trillime, "ishin aq të pakonceptueshme sa edhe të pamundura".

Avokatët e tij duhet ta kenë këshilluar atë që të ndryshojë strategjinë e tij edhe në dritën e gjyqit në Nju Jork të gjyqit kundër producentit kinematografik Harvey Weinstein, i pari "i paprekshëm" në botën e argëtimit që përfundon nën akuzën për abuzim seksual.

Tenori spanjoll tha se ai "ka kaluar kohë muajt e fundit" duke analizuar akuzat, dhe se ai është "rritur me këtë përvojë".

Domingo thotë se ai është "i angazhuar të ndërmarrë një ndryshim pozitiv" në sektorin e operës, në mënyrë që "askush të mos ketë përsipër të njëjtat përvoja si e tija".

Nëntorin e kaluar, toni i deklaratave të Domingo ishte shumë i ndryshëm: "Shumë të cilët më njohin - tha ai - e dinë që unë kurrë nuk kam vepruar në mënyrë ngacmuese, agresive dhe vulgare ndaj grave”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot

Ditë me diell e temperatura deri në 28 gradë celsius, parashikimi i motit për sot