Plehrat e Kavajës digjen në Spille, deri tani asnjë përgjegjës! Prokuroria Kavajë ende s’ka identifikuar autorët

4 ditë pasi Report Tv transmetoi me pamje krimin mjedisor në landfille të paligjshme pranë Kavajës, asnjë person nuk është vënë përballë ligjit madje as nuk janë identifikuar, për djegien e mbetjeve urbane të qytetit pranë Spillesë.

Prokuroria e Kavajës thotë për Report Tv se kanë nisur hetimet për ndotje të mjedisit dhe shpërdorim detyre, pas referimit të materialeve procedurale nga komisariati i Kavajës, por megjithatë asnjë person nuk është proceduar. Po ashtu, nuk janë identifikuar as mjetet që mund të kenë bërë shkarkimin e mbetjeve pranë Spillesë duke rrezikuar shëndetin e banorëve e duke goditur njëkohësisht edhe turizmin.

Me mungesën e Oficerëve gjyqësorë, Prokuroria e ka të pamundur të thellojë hetimet, dhe burime nga organi i akuzës thanë se çështja është ridërguar për hetime të mëtejshme në komisariatin e policisë së Kavajës.

Për Report Tv është thënë se bëhet fjalë për nisje të 2 procedimeve penale 'ndotje e ajrit' dhe shpërdorimit të detyrës.  Deri tani nuk ka asnjë person që të jetë i ndaluar apo edhe thjesht i dyshuar pavarësisht se hetimet në ditët dhe javët në vijim shpresohet që të bëjnë të mundur zbardhjen e përgjegjësve të kësaj.

Plazhi i Spillesë është i mbushur me plehra në mes të sezonit turistik, duke i “mikpritur” në një formë aspak të këndshme pushuesit. Një krim i rëndë mjedisor është duke u kosnumuar pasi janë hedhur tonelata mbeturinash në vendgrumbullime të paligjshme ndërsa më pas u ka vënë flakën. Kjo katastrofë mjedisore po ndodh në Plazhin e Spillesë dhe në atë të Gjeneralit. Në tokë, të derdhura shfaqen birra kanaçe, e mbetje të tjera të riciklueshme. Tymi i djegies së mbetjeve, duket që nga larg fshatit, ndërsa më shqetësuese është edhe era e fortë për turistët dhe banorët e zonës.

Ligji parashikon se të gjitha mbetjet duhet të seleksionohen, në mënyrë që të ndahen në të riciklueshme dhe trajtim të posaçëm, dhe në këtë rast Policia duhet të ndërhyjë, duke ndëshkuar me procedime penale ata që e shkelin ligjin apo nuk e zbatojnë atë. Hedhja e mbetjeve në këto vendgrumbullime të paligjshme, jo vetëm që largon turistët, apo shkakton dëme në florën dhe faunën e Kavajës, por vendos në rrezik edhe jetën e banorëve.

 

K.T.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Basha akuzon se ka aleancë PS-Rithemelimi kundër SPAK, e besoni?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti

Donald Trump në gjyqin e parë penal ndaj një ish Presidenti