Në vend-depozitimin e mbetjeve urbane pranë rrjedhës së Vjosës jo vetëm ushqehen derrat por mund të hyjë lirshëm kushdo, shpeshherë duke u vënë flakën.
“Po këtu digjen gjithmonë plehrat dhe shpërndahen deri në lum”, tha banori i zonës.
Volumi i mbetjeve urbane është aq i madh saqë kalon rrethimin e vend-depozitimit duke përfunduar në lumë. Nga Bashkia e Tepelenës nuk ka plan emergjence, pasi pritet që këto mbetje ashtu sikurse të gjithë Qarkut të Gjirokastrës, të trajtohen në të ardhmen në landfillin e Bajkaj në Delvinë.
“Ne nuk e dimë se kur do të nisë depozimi i plehrave në landfillit të ri sepse është një projekti i qeverisë”, tha Besiana Xhafaj specialiste e mjedisit Bashkia Tepelenë.
Më kritike situata është në Memaliaj. Këtu nuk egziston rrethimi. Vend-depozitimi ndodhet gati 200 metra nga rrjedha e Vjosës. Firma që merret me grumbullimin dhe depozitimin e mbetjeve, nuk ka respektuar aspak elementët e sigurisë dhe të trajtimit të tyre.
Në katër bashki qe prek ky lumë i egër, dy prej tyre ende vijojnë të trajtojnë mbeturinat pranë shtratit të Vjosës. Ndërsa në Bashkinë e Përmetit, vendgrumbullimi i trajtimit të mbetjeve urbane është transferuar në Piskovë, pranë një tjetër lumi që derdhet në Vjosë.
Ndonëse trajtimi i mbetjeve për Bashkinë e Përmetit bëhet i organizuar, sërish pranë shtratit të tij hidhen ende mbeturina, siç shihet në pamjet e Report Tv xhiruar në rrugën drejt Lëshicës. Ndërsa në Këlcyrë Bashkia i trajton mbetjet më larg rrjedhës së Vjosës në një vendgrumbullim të përkohshëm.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Tensionet në Kosovë, si e vlerësoni qëndrimin e ndërkombëtarëve?
-
Të drejtë
42%
-
Të gabuar
49.5%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 1399
Lajme të tjera
-
Iu gjet kaseta metalike me 540 fishekë luftarakë, arrestohet 39 vjeçari në Tepelenë (EMRI)
29 Maj, 14:06
-
Rama tur falenderimesh në Gjirokastër: Njerëzit s'na kanë votuar se janë të kënaqur me ne, por sepse besojnë se ne i bëjmë gjërat që presin
28 Maj, 12:51
-
Përfundon parkimi nëntokësor në Gjirokastër, Rama: Do t’i japë frymëmarrje të re qytetit të Argjiros
28 Maj, 11:00
-
Gjirokastër/ Bizneset e zonës muzeale krizë për punëtorë! Operatorët turistikë: Paga të larta, por s’ka interes nga të rinjtë
27 Maj, 15:14
-
Reshjet e shiut bllokojnë rrugën Tepelenë- Kurvelesh, Bashkia thirrje shoferëve: Ja rruga alternative që duhet të përdorni
25 Maj, 19:07
-
Tentoi të korruptonte policin kufitar me 50 euro, vihet nën hetim 30-vjeçari në Kakavijë
25 Maj, 09:50
-
Dita Europiane e Parqeve, Rama ndan video nga Vjosa: Si asnjëherë më parë, zonat e mbrojtura përbëjnë 21% të territorit shqiptar
24 Maj, 09:22
-
Muzikë klasike e tinguj pianoje në kalanë e Gjirokastrës! 210 artistë shqiptarë e të huaj, pjesë e konkursit ‘tempo’
22 Maj, 17:14
-
Kisha ‘mistike’ e Shën Kristoforit në Leusë të Përmetit, komunizmi e ktheu në stallë lopësh, u rindërtua në ’91! At Ilia 32 vite në shërbim
22 Maj, 15:30
-
Denoncimi i Federatës Shqiptare Rafting: Guida të papërgjegjshme rrezikojnë jetën e turistëve, i fusin në lumin Vjosë pa masat e sigurisë (VIDEO)
20 Maj, 16:26
-
KËSHILLAT, Qarku Gjirokastër/ PS ‘mposht’ BF, Berisha-Meta nën 17% në 6 bashki! PSD e Tom Doshit, forcë e rëndësishme
17 Maj, 09:36
-
QARKU GJIROKASTËR/ PS fiton në 6 bashki, Flamur Golemi udhëheq me 71.70 % të votave! Në Memaliaj fiton kandidati i 'BF'
15 Maj, 16:13
Na mungojn attivista qe shkruajn bravo, super, numer 1 ne botte, ku jeni ??
Përgjigjunuk behet puna me landfille,,,ne gjirokaster dhe permet duhet te kete 2 inceneratore,,,dhe plastika ,letra,qelqi,,metalet, duhet te riciklohen...
Përgjigju