Plot mundësi kjo javë! Ja ku duhet përqendruar fokusi sipas Jorgo Pullës / Horokopi javor 6-12 maj

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim për 12 shenjat e zodiakut, duke u ndalur në specifikat e secilës shenjë.”Kjo javë është shumë e rëndësishme në lidhje me çështjet e punës dhe të kontratave, pasi lidhet shumë me anën ekonomike-financiare. Gjithashtu kemi kalimin e Hënës në datën 8 maj në shenjën e Demit, ku do të sjellë mjaft ndikime dhe ndryshime, si dhe do të kemi një intensitet marrëdhëniesh mes të gjitha shenjave” theksoi Pulla, duke vijuar me parashikimin e detajuar të javës për secilën shenjë.

Dashi

Ka një ndikim të mirë në fushën e karrierës përgjatë kësaj periudhe. Vetëm pak vëmendje dhjetëditëshi i tretë i Dashit, i cili duhet të jetë i kujdesshëm në atë çfarë do të bëjë. Gjithashtu duhet të kenë kujdes nga marrja e vendimeve të momentit, pasi mund të jenë të nxituara. Datat 7 dhe 11 maj janë shumë të mira për Dashin. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Luan dhe Ujor janë perfekte, pasi njohjet mund të kthehen në lidhje serioze.

Demi

Tek Demi kemi ndikimin e Diellit dhe Hënës së re në shenjën e tyre, gjë që ndikon në mundësi të reja në lidhje me punën dhe karrierën e tyre. Do të jetë një javë e qetë sa i takon fushës ekonomike financiare. Në çështjet që kanë të bëjnë me një lidhje të largët, bëhet e mundur tani, duke u kthyer në lidhje serioze. Në fushën shpirtërore është moment i mirë dhe për ribashkimet. Ata që kanë patur çështje ligjore të pambyllura vjen tani momenti ideal për t’i mbyllur.

Binjakët

Është një moment i rëndësishëm që lidhet me punën e tyre, pasi tani ndikimi i Mërkurit është shumë i fortë. Duhet të kenë kujdes nga një shitje që do ishte mirë që t’a bënin më datën 8 maj, ndërsa më datën 12 maj do të kenë mundësi të zgjidhin një problem që kanë patur prej kohësh. Në lidhje me anën shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Peshk dhe Virgjëreshë, edhe pse me Virgjëreshën kanë patur një keqkuptim kohët e fundit.

Gaforrja

Presin të bëjnë një takim të rëndësishëm që do ndikojë në karrierën e tyre. Gaforret lodhen shumë për të mbyllur një çëshje, por nuk kanë kthim pas. Nuk lënë asnjë  sekond pa e shfrytëzuar. Ditën e mërkurë kanë një moment të mirë që lidhet me një  marrëveshje, ku nënshkruhet një kontratë që do të bëjë të dilni shumë të fituar. Lidhjet me Ujor dhe Shigjetar janë shumë të mira edhe pse kanë patur disa probleme.

Luani

Këtë javë Luani do të merret me biznes dhe për të gjitha planet që kanë patur në të  shkuarën, tani ka ardhur momenti që të realizohen. Kanë mundësi që të kenë disa investime dhe zhvillime biznesi. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Luan dhe Akrep janë perfekte, ndërsa me Dem do dhe pak kohë që të bien në ujdi.

Virgjëresha

Në këtë javë kanë një mundësi shumë të madhe ose do u bëhet një rritje në detyrë. Duke nisur nga data 7 deri me datë 23 maj kanë mundësi të lëna pezull dikur që tani ‘zgjohen’. Në lidhje me punën dhe karrierën duket se është momenti ideal. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap dhe Akrep janë perfekte edhe pse me Peshk është idealja, ndërsa të palidhurit kanë një mundësi të artë tani.

Peshorja

Sa i takon Peshores, u rikthehet një çështje e vjetër dhe është momenti dhe koha e tyre për të stabilizuar ekonominë. Sot pasdite pritet të bëjnë një takim të rëndësishëm që lidhet më një çështje pune që është në rritje. Në fushën shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe me Bricjap, janë perfekte. Pritet një bashkim familjar me Ujorin.

Akrepi

Akrepët këtë javë janë ”Lëmë Zot të rroj” pasi favorizohen në punë dhe në pjesën sentimentale. Kanë mundësi për punën e tyre dhe një ndryshim të madh që do të bëjnë, ndërsa presin të realizojnë një udhëtim dokumentacioni dhe kjo ndodh ditën e enjte, ditë e cila është shumë pozitive për Akrepin. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Luanin dhe me Peshqit janë perfekte.

Shigjetari

Duhet të bëjnë kujdes se janë hapur pak si shumë në anën ekonomike-financiare dhe është një moment i mirë tani për të reflektuar. Edhe pse një udhëtim mund të ketë shtyrje, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, në fakt kjo është një javë e mirë për një udhëtim të largët që do ju çojë në mbylljen e një kontrate. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dem dhe Virgjëreshë janë perfekte edhe pse me Peshk kanë patur disa debate, por janë kalimtare pasi lidhjet Shigjetar-Peshk shkojnë deri në martesë.  

Bricjapi

Duket se Bricjapët kanë një mundësi tani në fushën e karrierës së tyre. Do ju jepet një mundësi ditën e martë, të mërkurën dhe të enjten dhe është momenti më perfekt i vitit për një punë apo mundësi të dytë. Kanë patur probleme Bricjapët, por tani vjen momenti i stabilizimit. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe Akrep janë perfekte.

Ujori

Një çështje ligjore edhe pse ka shtyrje është në favorin e tyre. Marrin vendime të rëndësishme tani, pasi është  momenti mjaft i mirë. Pritet të lëvizin nga një vend pune dhe ndikimi më i mirë është ditën e mërkurë dhe ditën e enjte. Në anën shpirtërore, lidhjet me Luan dhe Dem janë perfekte, ndërsa presin një pasardhës.

Peshqit

Peshqit janë shumë intuitivë dhe kanë shumë mundësira, por duhet të vendosin se çfarë duhet të bëjnë me punën e tyre dhe kërkojnë që të jenë të pavarur financiarisht. Duhet të dalin në idetë e tyre të biznesit që të mos i pengojë askush në planet që kanë për të ardhmen e tyre profesionale, pra pavarësia është shumë e rëndësishme për ta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)